Gjeopolitika e Rilindasve, më e saktë se e udhëheqësve të 30 viteve të fundit
Nga Shaban Murati
Shënime nga blloku diplomatik
Qendra e lindjes, e veprimtarisë kombëtare dhe e kontributit të Rilindjes sonë Kombëtare ka qenë Stambolli. Disa prej rilindasve zhvilluan veprimtarinë kombëtare në Sofie dhe në Bukuresht. Rilindasit arbëreshë e zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare në Itali.
Nga Shaban Murati
Shënime nga blloku diplomatik
Qendra e lindjes, e veprimtarisë kombëtare dhe e kontributit të Rilindjes sonë Kombëtare ka qenë Stambolli. Disa prej rilindasve zhvilluan veprimtarinë kombëtare në Sofie dhe në Bukuresht. Rilindasit arbëreshë e zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare në Itali.
Mos harroni se në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare edhe Greqia, edhe Serbia, ishin shtete të pavarura dhe shtete fqinjë. Rilindasit tanë mendjendritur e kuptuan dhe e dinin nga përvoja historike shqiptare dhe përvoja personale se as Greqia dhe as Serbia nuk mund të ishin kurrë mbështetës të kombit shqiptar as për atë kohë dhe as për të ardhmen.
Rilindasit, si mendje të shquara dhe të paarritura nga udhëheqësit e Shqipërisë moderne, e parashikonin dhe e konceptonin më saktë se udhëheqësit postkomunistë orientimin gjeopolitik të Shqipërisë.
Fenomeni historik i përjashtimit të Athinës dhe i Beogradit nga biografia jetësore dhe nga veprimtaria kombëtare e Rilindasve tanë të shquar, ka mbetur qëllimisht i panjohur dhe i pastudjuar nga historiogafia, nga akademia e shkencave, nga qeveritë, nga politika, nga diplomacia shqiptare.
Rilindja Kombëtare hodhi piketat e gjeopolitikës kombëtare shqiptare dhe dikton të nxirren mësimet e duhura historike për kohën e sotme. Devijimet strategjike të udhëheqësve të Shqipërisë postkomuniste, që në kundërshtim me Rilindasit tanë të shquar, kërkuan strehime strategjike në Greqi dhe në Serbi, janë fatkeqësi kombëtare, që na largojnë nga liria, pavarësia, sovraniteti dhe identiteti kombëtar./gazeta dita