Albspirit

Media/News/Publishing

Persa Miha: Ëndërr pranvere…

 

Seç mu bë në ëndërrë

Mu në mes të mjegullës

Shtojzovalle e natësë

Nuk të gjej mëngjesitë

 

Mjergull e pranverësë

Me lulet e dardhësë

Seç mi shkund petaletë

Në lëndinë të shpirtitë

Refreni

Xhinde, xhinde

Ku s’më hodhe

Herë në majë

E herë në hone

Herë me hënën ç’më ngatërroje

Herë si diell

Më përvëloje

Xhinde, xhinde

Ku s’më çove

Mbi vesë të mëngjesitë

As tharë as lagurë

Ishim bërë prapë një

Në lëndinë të shpirtitë

Herë mbi re më fluturoje

Herë me dallgë ç’më mbuloje

Thellësive më dërgoje

Prapë në qiell të shtatë më çoje

Xhinde, xhinde ku s’më hodhe…

2023.

Please follow and like us: