Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ngjashmëri dhe Mohim

Diversiteti ynë është pjesë e asaj që i bën qeniet njerëzore të veçanta. Megjithatë, për sa i përket gjeneve, të gjithë jemi mjaft të ngjashëm: njerëzit ndajnë 99.9% të gjeneve të tyre me njëri-tjetrin. Për ta parë këtë në perspektivë, bonobos dhe shimpanzetë – më të afërmit e njerëzve në mbretërinë e kafshëve – ndajnë afërsisht 98.8% të gjeneve të tyre me njerëzit. Është e qartë se edhe dallimet e vogla në ngjashmërinë gjenetike mund të kenë një ndikim të madh.
Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut. Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit, nëntë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA (duke përjashtuar vdekjet aksidentale) ndikohen nga gjenetika jonë dhe variacionet midis individëve mund të nënkuptojnë rezultate të ndryshme shëndetësore.
Në shekullin e 21-të, përparimet në të kuptuarit tonë të gjenomit njerëzor – falë përfundimit të studimeve shkencore novatore duke përfshirë Projektin e Gjenomit Njerëzor – e kanë shtyrë mjekësinë në kufirin gjenetik. Tani mjekët mund të ekzaminojnë të sapolindurit për anomali gjenetike dhe ndonjëherë përdorin terapi të bazuara në gjen, ndërsa nutricionistët po përdorin gjenomikë për të përshtatur dieta sipas prirjeve gjenetike specifike. Sipas disave, e ardhmja e mjekësisë është në gjenet tona.
Njerëzit modernë kanë ende gjurmë të ADN-së nga speciet e tjera njerëzore. Në vitin 2003 Projekti i Gjenomit Njerëzor përfundoi kryesisht renditjen e gjenomit.
Paraardhësi i gjithë jetës është një organizëm njëqelizor i quajtur  Luca (Last Universal Common Ancestor).
 Edhe diçka tjetër:
Gruas që zbuloi spiralen e dyfishtë të ADN-së iu mohua çmimi Nobel. Kimistja britanike Rosalind Franklin në vitin 1952, nëpëmjet imazhit, zbuloi strukturën tashmë të famshme të heliksit të dyfishtë të acidit deoksiribonukleik (ADN). Fotoja u nda me shkencëtarët Francis Crick dhe James Watson në Laboratorin Cavendish, me gjasë pa dijeninë e Franklin. Në vitin 1953, dy shkencëtarët, së bashku me kolegun e Franklin, Maurice Wilkins, publikuan punën e tyre të ADN-së së bashku me foton e RosalindFranklin pa e vlerësuar atë. Një dekadë më vonë, tre shkencëtarët morën çmimin Nobel – dhe Franklin u neglizhua përsëri. (Mjerisht, ajo vdiq në vitin 1958.)
Në dekadat që nga ajo kohë, komuniteti shkencor ka nderuar kontributin e Franklinit në shkencë. Në vitin 2019, Agjencia Evropiane e Hapësirës madje e emëroi roverin e ri për zbulime në Mars, Rosalind Franklin.
Please follow and like us: