Adrian Dhana: Opinionet dhe eksperiencat e mia personale mbi “Trumpolicy”
Sapo botova 60 aktet normative të “Trumpolicy.” Do komentoj disa prej tyre.
Çdo njeri mund të bëj komentet e veta sipas interesit, mënyrës së jetesës dhe biznesit të tij, por këto akte presidenciale kanë efektet e veta të ndyshme për njerëz të ndryshëm. Nisur nga politikat e mëparshme të “Bidenomics”, pasojat në jetën dhe bizneset e njerëzve dhe familjeve amerikane janë nga më të shumëllojshmet. Unë do jap mendimet e mia si shtetas amerikan që jetoj dhe punoj në SHBA prej 30 vitesh. Gama e temave që “Trumpolicy” prek është e shumllojshme që nga tarifat ekonomike, politika e jashtme deri tek emigracioni dhe punësimi që prekin shtresat e ndryshme të popullsisë dhe secili e shikon dhe komenton çdo akt normative në prizmin e interesave të veta. Atëhere fillojmë:
- Trump ka shpallur operacionin më të madh të deportimit të emigrantëve në historinë amerikane.
Sipas opinionit tim, çështja e emigracionit, e cila meriton të diskutohet më gjatë me një libër voluminoz sesa me një artikull të shkurtër, ka qenë një “mollë sherri” në Amerikë dhe është përdorur gjerësisht në fushatat elektorale të të dyja partive: demokrate dhe republikane. Në një prizëm sipërfaqësor, partia demokratike amerikane duket sikur është në favor të ardhjes dhe përkrahjes së emigrantëve. Ndërsa, republikanët janë kundër emigracionit të pa dokumentuar, që sipas tyre po dëmton ekonominë amerikane. Të mos harrojmë se Obama, deri më sot, ka qenë kampioni i deportimit të numrit më të madh të emigrantëve deri në 3 milionë emigrantë dhe unë nuk dëshiroj që rekordin e tij ta thyej Trump.
Por Trump është i detyruar të veproj kështu, jo sepse emigrantët paraqesin rrezik për shoqërinë amerikane. Në asnjë mënyrë. Që të gjithë ne, në një kohë apo në një periudhë tjetër kemi qenë emigrantë të dokumentuar. Por, le të theksoj faktin se politikat ekonomike të Bidenit për emigrantët ishin në thelb anti-amerikane. Biden deklaroi se t’iu japë emigrantëve të pa dokumentuar 450,000 dollarë për person, sigurime dhe kujdes mjekësor falas, edukim dhe shkollim falas, përfitim ushqimi falas, strehim falas, ndërsa shtetasin amerikan, përfshirë edhe mua, nuk kemi shijuar “benefits” të tilla, ndërsa akoma edhe sot jemi të pastrehë, pa punë, pa sigurime mjekësore dhe dentare dhe kemi paguar qimet e kokës për edukimin dhe arsimin tonë. Për këtë arsye, “Trumpolicy” ka sens. Nuk ka si të jetë ndryshe të pranosh Bidenomics. Ah, nëse kongresi amerikan na i siguron të gjithëve këto kushte, as unë nuk jam kundra.
Një tjetër opinion: emigracioni është biznes dhe biznes shumë i madh prandaj askush nuk është i interesuar ta rregullojë këtë çështje. Imigracioni kërkon një reformë dhe më besoni që rregullohet shumë kollaj (unë mund të mbroj edhe një PH.D në këtë fushë), por nuk u intereson palëve që përfshihen në këtë çështje pjesa më e madhe avokatëve dhe organeve ligj zbatuese. Nëse ka ndonjëri ndonjë ide se sa paguan një emigrant ilegal për t’u pajisur me dokumenta? Atëhere mund tua them edhe unë në konfidencë.
Diçka tjetër: për çështjen e emigracionit, Amerika ka deklaruar edhe disa qytete dhe shtete si “sanctuary” të shenjta për emigrantët, të cilët janë të mbrojtur nga operacionet e deportimit dhe me të drejta punësimi për emigrantët. (Shiko edhe aktin 34 të Trumpolicy.) Qytete si New York, San Francisco, Chicago, Denver, Boston dhe shtetet e tyre respektive mbrojnë emigrantët ilegalë nga disa procedura administrative që janë emërtuar si “parajsa e sigurt” për emigrantët. Këto qytete dhe shtete marrin grante federale për të zbatuar këto projekte.
Të mos harrojmë kur guvernatori i shtetit Florida, Dos Santos, mbushi avionët dhe autobuzët dhe i transportoi emigrantët në New York dhe në ishullin Nantucket, Massachusetts. Akti u cilësua i paligjshëm sepse këto shtete ishin “sanctuary” dhe guvernatori shkeli procedurat duke u sjell emigrantë illegalë në derë të demokratëve, që shpallin alarmin.
Për ta përfunduar, mendimi im personal dhe si emigrant i hershëm është që Kongresi Amerikan duhet të reformojë çështjen e emigracionit që të gjitha palët të përfitojnë nga kjo çështje në një situatë “win-win” dhe jo të mbetet si një mollë sherri midis politikanëve edhe qytetarëve. Për këtë çështje mund të zihesh me fjalë dhe me grushta me njerëz në Amerikë që disa syresh janë pro dhe disa të tjerë të thonë “ik nga ke ardhur”, sinqerisht kurse gishti i mesit është një shenjë nervoziteti dhe përçarje e pëlhures qytetare amerikane me prejardhje emigrantësh në kohëra të ndryshme. Emigrantët duan dashuri dhe Amerika mund t’ua jap këtë ndjesi falas, shumë më lehtë se një buqetë lulesh për shën Valentinin.