Selaudin Guma: Nënë Zylfija
Kushtuar Zylfie Brahim Braho
Tetua ime, fjalë ëmbël
E qeshur si lule shege
Shkove lart ti në qiell
si një dritë sipër reve.
Zure vend pranë Afërditës
Yllit më të rrëzëllyer
Që kalon çdo natë Luzatin
Ato pesë hektarë qiell.
Jo të gjithë shkojnë atje
Të ndriçuar dhe nga dielli
Se s’i lënë retë e zeza
Që i mbulojnë bashkë me qiellin.
Tetua ime, aq e mirë
Të mbaj mend kur jesh fëmijë
Vije, mbushje ujë në krua
Kafen pije me nënë Zonjën.
Më kujtohet kur hiqje gurët
Në rrugicat midis fshatit
Doje rregull, pastërti
Si një zonjë prej së larti.
Atje te bregu i Hasanke
Që është porsi bash vapori
Çuçumët plot me hardhi
Lofata, thanë dhe ulli.
Edhe fiqtë që mbolle ti
Së bashku me xha Faikun
I mbaj mend o nëna Like
Shpesh herë në to kemi ngrënë.
Gjithmonë vija me Tatianën
Na prisje ti në verandë
E qeshur dhe gojë ëmbël
Në Luzat si zonjë e rëndë.
Mbajte themelet e Brahe
Vëllezërit qenë në Amerikë
Xha Brahimi dhe nënë Bejeko
Qenë bujarë dhe zemërmirë.
Në krah ti me xha Faikun
Linde, rrite, plotë fëmijë
Dashon, Shazen, Kaçin, Baboçin
Njerëz të mirë dhe të dlirë.
Shkove larg ti nënë e dhimbsur
Te Shazia në Amerikë
Atje ku hodhi rrënjë xha Brahimi
Me Novruz dhe Shaqirë.
Ike teto, rri e qetë
Ne këtu do të kujtojmë
Shohim yjet, qiellin e kaltër
Afërditën që ndriçon.
I përjetshëm qoftë kujtimi
Për ty nënë dhe të tjera
Të pavdekshme do të jeni
se latë pas shumë vlera.
Shënime
Ziflia ishte brezi i fundit i viteve 1930-1940, me prindër nga Këlcyra, bashkëshorte e Faik Kamberit nga Matohasanaj i Tepelenës. Kishin fëmijë: Dashamirin, Shazen, Kastriotin dhe Baboçin. E mori burrin nga Luzati, pasi vëllezërit Novruzi dhe Shaqiri kishin ikur në Amerikë, që në kohën e mbretërisë dhe nuk u kthyen më. Vdiq në SHBA.
Nënë Zonja, Zonjë Guma, komshije dhe nëna e poetit Selaudin Guma.
Tatjana Pogaçi Guma, bashkëshortja e Selaudin Gumës.
Bregu i Hasanke ka një krua, një pamje të bukur dhe madhështore.
Çuçumat, pemë e egër që mbulohet nga hardhitë.