“Guga Production” rivjen para publikut me edicionin e njëmbëdhjetë “Krishtlindje në Tiranë”
“Guga Production” po përgatitet të ndriçohet më shumë se kurrë këtë dhjetor, me Spektaklin e Krishtlindjeve 2025, një traditë e dashur që e kthen kryeqytetin në një qendër të vërtetë feste dhe gëzimi.
Produkti është nisur disa vjet më parë nga Sokol Guga dhe ka përfshirë bashkëpunime ndërkombëtare, impakt të madh televiziv dhe performanca të shumta artistike.
Në intervista ai ka shprehur se “Krishtlindje në Tiranë” u bë për herë të parë në vitin 2014 dhe që atëherë ka shërbyer për publikun si spektakli kryesor në mbrëmjen e 24 ose 25 Dhjetor.
Ky është një vit i veçantë, pasi për herë të parë qytetarë nga profesione të ndryshme do të këndojnë me një këngëtar big të skenës e muzikës shqiptare, por nuk do të mungojnë edhe emra të njohur nga sporti dhe politika.
Spektakli këtë edicion do të sjellë në prezantim dhe një emër të njohur të ekranit, artistia e moderatorja Orinda Huta e cila do të jetë krah producentit e moderatorit Sokol Guga e Albert Dumani.
“Krishtlindje në Tiranë” vijnë në edicionin e 11-të të tij dhe publiku do të njihet me shunë surpriza gjatë mbrëmjes.