Albspirit

Media/News/Publishing

Dokument sekret nga UDB-ja e Gjilanit për shkrimtarin Avdush Canaj


Dokument sekret nga UDB-ja e Gjilanit për shkrimtarin Avdush Canaj, drejtuar Armatës Popullore të Jugosllavisë në Sarajevë, Postës Ushtarake 9084 në Mostar.
Të keni kujdes.
Avdush Canaj është gjarpër helmues.
Nuk e do shtetin e Jugosllavisë, shtetin e bashkim vllazërimit.
Për Titon, Babain tonë të përjetshëm pëshpëritë: Na pi gjakun me pambuk.
Me ato flokët kaçurrela, e mbanë kokën lart si shqiponjat e Alpeve Shqiptare.
Po ti hapet zemra e tij, aty brenda është krejt Shipëria.
Ëndrrat i sheh atje, te Nënëmadhja.
Informatorët tanë kanë treguar:
Shtëpinë e ka plot libra, në mesin e tyre edhe plot të ndaluar, madje edhe gazeta.
Në një dasmë ka kënduar këngën ,”Gjithë spiunët duhet vrarë”.
Një shokut të tij ia ka pështyrë rrobat ushtararke. Do të thotë ka pështyrë në fytyrën e shtetit Jugosllav, në armatën tonë, në forcat tona heroike ka pështyrë.
Çdo mëngjes në orën 5:00 dëgjon Radio Kukësin.
Punon në Radio Televizionin e Prishtinës. Me përralla nacionaliste helmon fëmijët.
Shpesh vishet me një xhemper të kuq e setër të zezë. Do të thotë vishet kuqezi.
Vëllai i tij, Alush Canaj, që studionte në Beograd, në një letër sekrete dërguar shokut të tij, Mehmetali Rexhepi, në mes të tjerash pati shkruar: Beogradi qenka i zi. Xhelati i Kosovës qenka Beogradi. E vramë një natë në shtëpinë e tij,në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit 1972.
Edhe pak ditë Avdush Canaj vjen ushtar tek ju, në Bosnje e Hercegovinë. Ju vjen zogu në grusht. Futeni në ferr dhe shtypjani kokën mirë, të gjithë me rend. Këtë e mëriton ai.
UDB- Gjilan, Maj 1982.