Albspirit

Media/News/Publishing

Ganimet Gjilani Fratari, monumenti i munguar në Tiranë dhe Prishtinë


Kjo femër në foto është Ganimet Gjilani Fratari, me dy fëmijtë e saj, Sabirenë dhe Hajredinin, katër dhe dy vjeç, kur bashkëshorti i saj Rauf Fratari, ushtarak karriere me shkollë të mesme në Modena dhe Akademinë e Kavalierisë në Romë, iku nga Shqipëria, qëndroi rreth 5 vjet në Itali dhe pastaj shkoi në SHBA ku mori edhe azilin politik.
Me një bukuri të lindur, (por mbi të gjitha me një shpirt të bukur), që mund të konkuronte në të gjitha pasarelat e modës në metropolet europiane, me një mundësi për të ikur edhe ajo në Itali me kushtin pa fëmijët, zgjodhi që të qëndronte në dheun e vet, duke iu përkushtuar dy të miturve, duke ruajtur fisnikërinë e dy familjeve të të njëjtit komb.

Një zonjë aristokrate që shiti gjithçka nga pasuria e trashëguar për t’i qëndruar represionit të një sistemi brutal, një grua e jashtëzakonshme që u përball me dy trauma të mëdha, vrasjen e bashkëshortit dhe arrestimin e të birit, ajo arriti ta duronte dhe të fitonte mbi dikaturën, duke mos u ndjerë e poshtëruar.
Natyrisht si Ganimeti janë dhjetra e qindra femra, të ndëshkuar me dy apo tre breza, e megjithatë ia dolën të shihnin Shqipërinë e lirë, atdheun e tyre që ka të shenjtë familjen, pronën, flamurin, gjuhën shqipe, identitetin kombëtar.

Terroristë, mashtues, mercenarë, matrapazë politikë, heronj të shpikur shëmtojnë me emërtime rrugët dhe shkollat në viset e natyrshme shqiptare në mjaft qytete, por mungojnë ende përfaqësues të denjë të vlerave tona europerëndimore.