Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Një lexim ndryshe në tragjedinë “Romeo dhe Zhulieta”

Duke i parë, lexuar dhe kuptuar sytë e saj që shpojnë, rrezatojnë dhe intrigojnë vazhdimisht nga ballkoni i asaj ndërtese të moçme dhe impozante në Verona të Italisë, edhe njëherë i bindësh një thënie ose metaforë të njohur të një artisti dhe kulturologu të shquar italian kur thotë se “sytë e një gruaje të bukur, të mençur, të dashur, besnike, ekselente, tunduese, ekskslusive dhe ekzotike, kanë çelur më shumë plagë, se sa të gjitha armët dhe luftërat e mundshme të botës”.

Janë sytë e Xhulietës së bukur, të dashur, të famshme, fisnike dhe tragjike që thërrasin, lotojnë, intrigojnë dhe sëmbojnë vazhdimisht -përmes veprës së  famshme “Romeo dhe Zhulieta” të Uilliam Shekspirit.

Aty, ku dashuria nuk i zgjedh kurrë mjetet, kushtet, faktet, faktoret, mjediset, rreziqet, sakrificat, dramat, tragjeditë dhe rrethanat e tjera shoqërore, sociale, qytetare, familjare etj… Është pikërisht drama ose tragjedia e njohur e Romeos dhe Zhulietës në romanin e famshëm të Shekspirit…

Aty pra kur edhe përkundër dramave, pengesave, vështirësive, komploteve, shantazheve, linçimeve dhe kërcënimëve të vazhdueshme të familjeve të tyre Monteki dhe Kapuliet: Romeo dhe Zhulieta kanë vendosur për të çuar deri në fund dashurinë e tyre, e cila mbyllët dhe kurorëzohet me aktin ose fundin e saj tragjik.

Duke i lënë kështu të plagosur dhe pikëlluar përgjithmonë jo vetëm ata që e nxitën dhe shkaktuan atë tragjedi të madhe, por edhe mendjet, zemrat dhe shpirtrat e qindra miliona njerëzve ose lexuesve të shumtë gjithandej globit të kësaj vepre të madhe letrare dhe kulturore të shkrimtarit ose klasikut të famshëm anglez. 

Ndaj, pas çdo leximi të kësaj vepre madhore të Uilliam Shekspirit, sikur ndjejmë nevojë për espirometri dhe kardiografi. Mbase, për matjen (testimin) e frymës dhe të rrahurave të zemrës.

E sidomos atëherë kur kuptojmë se pas vdekjes ose tragjedisë së Romeos dhe Zhulietës, jeta është çdo gjë dhe gjithëkund tjetër, përveç akterove dhe protagonistëve të saj kryesorë si Romeo dhe Zhulieta, që nuk janë më aty si dikur.

Ç’ferr dhe trishtim i madh ky për skenat, podiumët dhe audiencat e larta të botës në një kohë kur vetëm humori i përgjedhur dhe elokuent të duket si një auditorium më i lartë dhe më i madh se ky. 

Kështu që edhe një thënie e mprehtë dhe një humor i latuar dhe elokuent, nuk nxisin dhe s’provokojnë asgjë dhe askënd, por vërtetojnë gjithçka e çdo gjë.

Sipas Sharl Bodlerit: E keqja, e shëmtuara, iracionalja, groteskja dhe tragjikja, nganjëherë bëhen në menyrë fatale, natyrore, ose ordinare, ndërsa e bukura, e dashura, e mençura dhe e mira, janë frytë ( frutë) dhe produkt i mirëfillët dhe autentik i artit dhe kulturës. 

Prore.. në vazhdim të kujtohen dhe shfaqen në sfond imazhe dhe portrete të ndryshme të femrës ose gruas shqiptare… E sidomos atëherë tek mendon, reflekton dhe kupton faktin e hidhur kur skamja, robëria ( skllavëria), tirania, monopoli, maskulinietit i egër dhe tepër brutal së bashku me bukurinë dhe dashurinë e vrarë dhe të ndaluar në embrion, për një kohë aq të gjatë, kanë gjetur strehë tek shumica e femrave ose grave shqiptare. Kur syri i dashuruar në syrin, trupi në trupin, zemra në zemrën dhe shpirti në shpirtin, dikur vriteshin ose paguheshin me plumb, apo pistoletë në kokë

Ndonëse, në kryeveprën letrare “Romeo dhe Zhulieta” të Shekspirit: E bukura, e dashurua dhe e vërteta,  nuk qëndrojnë vetëm në ligjet dhe rregullat e vijimsisë dhe trashëgimisë, por aty ka edhe një diçka tjetër shumë me të madhe dhe me të thellë nga ajo që është thënë ose shkruar deri me sot. 

Bëhet fjalë për një mjedis të rrezikshëm jetësor, për një natyrë të vrazhdë dhe tepër brutale e rixhide në kuptimin patriarkal, e cila flet, vepron dhe interpreton me numra, shifra, formula, ekuacione, ngjarje, figura, episode, përfundime ose epilogje tragjike. Në mënyrë natyrore ose ordinare…

Se këndejmi, tek tragjedia “Romeo dhe Zhuliets” së Shekspirit, përveç tjerash ti mëson dhe kupton se dashuria, mençuria, fisnikëria, heroizmi, sakrifica dhe besnikëria e gruas, për burrin ose mashkullin e vërtetë, nuk janë vetëm dhuratë, dehje, ryshfet dhe  triumf, por edhe kurorë, huazim, borxh  dhe obligim.

Dikush tha njëherë se ka disa gjëra që i pëlqejnë dhe adhurojnë meshkujt ose burrat e vërtetë: Parfumet, pikturat, muzikën (meloditë), femrat (gratë) e bukura, të dashura dhe intelegjente… plus lojën dhe rrezikun.

Për dikënd femrat janë mbretëresha të botës, ndërsa për dikënd tjetër, skllave të epshëve, dëshirave, emocioneve, pasioneve, imagjinatave ose fantazive të tyre.

Në veprën ose tragjedinë e madhe të “Romeo dhe Zhulieta”, nuk  është ashtu.

Është e kundërta.  

Dikush do thotë në vazhdim se “një  grua e bukur, e mençur dhe ekselente, duke vënë një lugë mjaltë ose marmalatë në majë të gjuhës, apo në flegra të buzëve, e bën edhe djallin të vuaj dhe rënkojë gjatë tërë jetës së tij”.

Ndaj, është mirë të mësohemi dhe ushtrohemi për t’ i njohur, kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet, pasionet, ambiciet, planet dhe ëndrrat e përgjithshme të pjesëtarëve të gjinisë së bukur, nëse nuk duam për t’u bërë përgjithëmonë robër ose skllevër të tyre. 

Miti ose eposi i njohur mbi Jakosten dhe mbretin Laj (Laius) nga Kreta: Është më tepër se një legjendë dhe histori.. .E sidomos atëherë kur Jakosta e bukur, ekstravagante, tunduese, temperamente, eksklusive dhe ekzotike, e shndërron bashkëshortin e saj  (mbretin Laius) në kalë, mushkë ose gomar, duke pandehur dhe menduar së është tigër ose luan.

Dikush tha se Psiha kishte frikë nga terri (errësira), ndërsa Erosi nga drita. 

Ndonëse, Perënditë e Olimpit e pranuan edhe Psihen e një familje të varfër dhe të panjohur për aristokracinë e kohës, në fronin e lartë të zotërave ose perëndive.

Çfarë do ishte jeta pa femra, ose pa gra? – do pyesi dikush. 

Thjeshtë asgjë. Nuk do ekzistonim fare si specie, si qenie, apo krijesa njerëzore.

Anglezët xhentëlmenë dhe romantikë thonë shpesh se femrat ose gratë, janë manushaqet dhe trendafilat  kryesore në tryezën tonë jetësore, familjare ose bashkëshortore. Eeee… përse jo edhe stolia dhe dekori kryesor në jetën dhe përditshmërinë tonë që na përcjellin dhe shoqërojnë në të gjitha portat ose hyrje- daljet e mundshme të jetës.

“Zot i Madh dhe të gjithë ju dëshmitarë okular të vdekjes sime! Vetëm desha t’u them se gjatë tërë jetës time kam jetuar si dashnor, artist dhe filozof, ndërkaq dua të vdes si njeri dhe besimtar i madh në Jezu Krishtin”, thotë Xhakomo Kazanova.

….

Është shumë e vërtetë se të gjithë ne sikur kemi ardhur nga dhera, detra ose oqeane të ndryshme, por ja që valët dhe dallgët e ndryshme të jetës dhe fatit ters, na kanë vërvitur dhe përplasur në erëra, murlane, furtuna, cuname dhe stuhi të njëjta.

Thomas Edison thotë se “unë vërtetë nuk mund t’ua ndryshoj kahet ose drejtimet erërave të forta, murlaneve, furtunave të ndryshme dhe stuhive, por unë mund t’ua ndriçoj dhe rregulloj paksa qëllimit dhe destinacionin tuaj”.

Përse disa njerëz, në vend të paqes dhe pajtimit, shpeshherë ose vazhdimisht zgjedhin luftën ose konfliktin me të tjerët si mjet dhe qëllim?

Sepse, ata në radhë të parë si duket janë në luftë ose konflikt me vetveten. Për të mos thënë këtu në luftë ose konflikt të vazhdueshëm me egon, libidon, alteregon ose superegon e tyre.

Kësaj në greqisht i thonë intruzi (intruzion), apo diktat dhe imponim i padrejtë ndaj dikujt tjetër pa vlerat, meritat, parimet, postulimet, faktet dhe argumentet valide, sublime, relevante dhe paraprake.

E tërë kjo në mungesë të hetueshme dhe defiçitare të entuzisë dhe intrazisë, të cilat në greqisht dhe arabisht e kanë përmbajtjen dhe kuptimin e investimit dhe interpretimit të artit, stilit, mendimit, konceptit, përceptimit, definicionit dhe vizionit tënd mbi bazën e njohur të gjendjes, situatës dhe lidhjeve të posaçme me Krijuesin, respektivisht me unin e ndërgjegjshëm dhe racional, si dhe me intelektin e plotë brenda trupit, shpirtit, mendimit, veprimit dhe ragimit të njeriut.

Psikologu i madh austriak, Siegmund Freud: Duke e marrë si shembull mitin ose kompleksin e njohur të Edipit, gjegjësisht luftërat ose konfliktet e vazhdueshme të mbretit Laj me të birin e tij- Edipin rreth Jakostes së bukur, eksluzive, ekstravagante dhe ekzotike, e cila njëkohësisht është edhe gruaja (bashkëshortja) e mbretit Laj, edhe e ëma (nëna) e Edipit: Në radhë të parë ka për qëllim mbivendosjen e faktorit seksual ose erotik (epshet dhe instiktet) në themel ose embrion të luftërave ose konfliktëve të ndryshme, gjegjësisht paraqitjen ose prezantimin e kompleksëve të ndryshme që janë të lidhura ngushtë me joarësyen, jovetëdijen dhe jondërgjegjen si faktor të rëndësishëm përcaktues dhe paradigmatik në vetëdijen ose logjikën e njeriut.

Ndaj, Siegmund Freud, përveç tjerash është i mendimit se përvoja bazë e joarsyes, jondërgjegjës dhe jovetëdijes së përgjithshme- për rreth të të cilave gjithëçka ose çdo gjë përmbysët dhe rrotullohet në raport me figurat ose personalitetët e ndryshme ambivalente, polivalente, prindore, paternaliste, patronazhiste dhe të tjera: Burimin, zanafillën ose gjenezën e tyre, e kanë pikërisht tek kompleksi i Edipit, gjegjësisht tek inçesti (incesti) ose inçestioziteti  i pandërgjegjshëm, abnormal dhe iracional ndaj nënës së tij (Jakostes) dhe dashuri- urrejtja e frikshme, imagjinare dhe fiktive e të atit (Laiusit)-  ndaj të birit (djalit) të vet- Edipit, si dhe ajo e djalit (Edipit)-ndaj babait të tij- Laj (Laius), të cilat sipas Freudit, Frommit, Adlerit dhe mendimtarëve ose psikologëve të tjerë, i kanë mbyllur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin dhe funksionimin normal të psikikës, logjikës, si dhe të tërë botës së brendshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të personit ose individit.

Në atmosfera, gjendje ose situata të ndryshme abnormale, iracionale, paranormale, fataliste, konfuze dhe kaotike, nga frika dhe mosbesimi i theksuar ndaj njëri-tjetrit, të  përndjekurit dhe përndjekësit, tiranët ose diktatorët e ndryshëm, duan, respektojnë dhe glorifikojnë vazhdimisht njëri tjetrin.

Kjo sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit, Erich Frommit dhe psikologëve të tjerë botërorë: Deri me ngritjen dhe krijimin e një elite, apo komunitetit të ri intelektual, fetar, kulturorë, politik, shkencor ose akademik. 

Në këtë frymë, Leon Tolstoi është i mendimit se “asgjë nuk është me e nevojshme për një mashkull ose burrë të vërtetë, se sa shoqërimi, dashuria, marrëdhënia dhe martesa e tij me një femër të bukur, të mençur, të zgjuar ose intelegjente.

Kështu që edhe ti nuk sheh asgjë të gabuar, të shëmtuar ose çoroditur në zemrën, shpirtin, trupin, trurin dhe sytë e një femre ose gruaje të bukur, të dashur, të mençur, intelegjente, të nxehtë ose temperamente. 

Një ditë e keqe për egon, libidon, cemët, emocionet dhe pasionet e trazuara dhe xhindosura të dikujt, është një ditë e mirë dhe shumë e volitshme për famën, lavdinë, ambiciet dhe karrierën e atij tjetrit.

Apo…?!