Argëzon Sulejmani: Ninulla e Amalit
Ndije nanën, biri jem
Nig’jo gjyshin kur të flet
Ban’ju gjyshes dritë n’ballë
Babës tand i je ushtar
Flej ti lehtë, o krah’artë
Hape krahun ndër të part’
Mëso g’juhët e tana an’sh
Adhuro t’folnen e nan’s
Pash’ më pash’ botës t’i bijsh’
Mos t’harrosh rrajt e Malcisë
Gemat, bir, përmot krasiten
Veçëm rra’jtë as’sin nuk shqiten
Rritu shpejt, banu i Trojeve
Ruje (th)zem’rën prej t’pasojve
Gërmo ditë për ditë kët’ dhé
Gjej si t’bash në qiell fole
Du’je tandin që t’ndau gjakun
Me shpinë kurrë mos e sos’ pragun
Në u bafsh një ditë i parë
Kujto sodin sa nji pllamb’
E n’tu vartë ndojditë lakmia
Ngriti sytë nga Perëndia
Flej vogël-o, faqebardhë
Nëpër andrra takoj t’parët
Kur të zgjohesh lësho za
Çliroj krahët, bir, pa prá
Zgjimi jot asht jona dritë
Rritu, biro, ditë per ditë
Kur të bahesh me përkun’ë
Bane këtë kangë të pafund…
Nëpër jetë e breza m’arë
Sa të ketë Zot e sa t’ketë farë
Jetën zhyte me njerëzi
Shpirtin mbyte dashuri…
2016.