Albspirit

Media/News/Publishing

Argëzon Sulejmani: AURA POETICA

*poetika si mallkesë

Kur aura e prek në terr
Ai kërkon një vrushkull dritë
Një fije qiriri gjen e merr
Ndaj botës që fik me pështymë.

Kur aura e prek në dritë
Ai kërkon një cep të mykët
Një bodrum ku flenë minjtë
Ndaj paqes që paravë tytën.

Sa herë aura i vërtitet
Kërkon tëlanat për strehim
Me botën dhe veten çuditet
Ç’ne kaq bekim si mallkim!?

Kur aura s’i bie nga ai
Ai e sheh botën veç cullake
Rrokulli menderash në ajri
Ku rrohet plot nam e pa takte.

Herash kur kriza i lë shëndenë
Dhe sodit gajasjet për ibret
Gulçon me Shkrelin pak venë
Më t’bukurat i vritka bukuria e vet.