Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Të dielën nuk lexohet

 

Të dielën nuk lexohet
As nuk shkruhen vargjet.
Shkohet në pyll
Të dielën
Atje ku është Kësulëkuqja.
 
Me 101 lojëra
Na shtohet rrita.
Suta e vogël na mëson
Si fluturohet me atlete,
Si shëtitet me një rrotë biçiklete.
 
Në fund na jep librin
Me vjershat e cicamiut
T`ia lexojmë gjyshës gojëmbël
Kur pi me diellin
Kafenë e mëngjesit.