Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: “Kooperativa” e votёs dhe “gogoli” mazhoritar


Lёngata jonё demokratike e ka njё zanafillё e sё pari mёndja tё shkon tek “pardesybardhёt” e 90 tё futur “kontrabandё” nё politikё dhe kulisa BeRama zgjedhore e vitit 2008.

Sot qytetari ka ҫelsat e kashtёs dhe fatin e politikanёve e ka vetёm SPAK e bota nё dorё. E qё puna tё mos shkojё deri tek SPAK e bota, duhet qё votёs t’i rikthehet dinjiteti e fuqia e para 2008 ndryshe “pardesybardhёt” nuk do tё na shqiten por mund tё shndёrrohen nё “flamingo-rozё”.   

Sytё nga bulevardi!

Sot nё protestё kryefjala duhet tё jetё sistemi zgjedhor. Thirrjet pёr “burg”, pёrveҫse anomali demokratike, mbeten demagogji sa kohё qytetari nuk “gjykon” dot politikanёt me votё.  

“Liderat” e vet-shpallur tё sё nesёrmes nё bulevard flasin kryesisht vetёm pёr sistem listash tё hapura proporcional kombёtar, hap pёrpara ky krahasuar me tё sotmin por sёrisht avaz listash “ik ti tё vi unё”, njё qasje “zapate” qё sёrisht e lё votuesin “jetim” e “pagojё”!

Njё sistem i tillё, pёrveҫse njё sfidё llogjistike (materialet voluminoze, pёrzgjedhja e emrave, numёrimi etj), do tё mbushte sёrisht Kuvёndin me deputetё tё gjithkujt e askujt njёkohёsisht! Deputeti do tё mblidhte vota nga tё katra cepat e vёndit e botёs duke iu detyruar gjithkujt dhe askujt realisht. Nuk do ia ndjente pёr votuesin sepse karriera e tij do tё varej nga humori i kryetarit tё partisё.  

“Kolektivizimi” i votёs

Cungimi i pёrfaqёsimit nё Kuvёnd ёshtё anomali nё demokraci dhe pёrbёn paradoks politik kur mendon se “pardesybardhёt” qё pёrbetohen pёr epёrsinё e pronёs e sipёrmarrjes private (me tё cilёn abuzojnё), bёjnё tё kundёrtёn kur vjen puna tek vota.

“Pardesybardhёt” sot kanё “kolektivizuar” e futur votёn nё “kooperativё” duke zbehur interesin e pasionin qytetar tek ajo. Vota si investim qytetar duhet tё jetё konkrete dhe qytetari duhet t’a ketё me “tapi” deputetin e tij. “Pronё” kjo e “blerё” me votё dhe qё qytetari duhet t’a gёzojё e tё vendosё vetё pёr fatin e saj duke e “mbajtur” apo “kёmbyer” atё ҫdo katёr vjet.

Demokracia zvenitet kur vota merret peng dhe qytetari i pashpresё qё nuk i bie “murit” tё abuzimit me kokё ose vuan nё heshtje, ose bёhet pjesё e sistemit ose ia ҫan jashtё.

Protesta nё bulevard duhet tё pёrqёndrohet sot tek vota e ҫlirimi i saj nga pengmarrja e gjatё. Shpresёn pakthim tek e nesёrmja nuk e sjell rrotacioni e ndёrrimi i emrave lart etj por vota e lirё si guri e arra nё dorёn e qytetarit.

Nuk kemi pse mbetemi mё peng i dёshirёs e vullnetit tё “burrave” tё mirё nё politikё apo tё vёmё “dorёn nё zjarr” pёr dikё. Jo vetёm se nga e thёna nё tё bёrё ndan njё “det” i tёrё por dhe se pёr mirё a keq, fjalёn e fundit duhet t’a thotё qytetari, ndryshe politika vetёm do t’i lёrё pa gajle si gjithnjё “kopilin” e problemeve pafund nё derё.

Gogoli mazhoritar!

Protesta nuk po “ndez” sepse nё shesh dёgjohet po ai avaz i premtimeve prej “burrash” tё mirё pa “kapistall” qё kemi dёgjuar 4 dekada me rradhё. Jemi djegur shpesh nga qulli pa i fryjmё edhe kosit ndaj dhe premtimet e zotimet do tё ngjallin interes vetёm nёse paraprihen nga zotimi pёr njё sistem zgjedhor merite qё i vё politikёs “kapistall”.

Fytyrat e reja nuk ngjallin shpresё pa rregulla tё reja nё politikё duke filluar nga vetё sistemi zgjedhor. Koha tregoi se i vetmi sistem qё ngjall shpresё tek vota e demokracia dhe ul politikёn me kёmbё nё tokё mbetet ai mazhoritar, sistem ky i provuar mё parё dhe qё sot pёrdoret pёr zgjedhjet pёr pushtetin vendor.

Mazhoritari ёshtё njё sistem ku bazohen demokraci vitale nё botё – SHBA, MB etj. Edhe nёse sot nё MB flitet pёr reformim tё tij, bёhet fjalё pёr plotёsim mё tej tё tij. Mazhoritari vetёm pёrmbush mё tej tё drejtёn e pёrfaqёsimit kur plotёsohet psh. me dy raunde, proporcional kombёtar (sikurse e kemi patur dikur) apo rajonal etj.

Vetёm mazhoritari e ul nё gjunjё politikanin pёrpara votuesit duke konkurruar vetёm atje ku banon – Rama nё Surrel, Berisha tek RTSH etj dhe jo tё lёrё “kapelen” nё zonё e marrё shtёpi e jetuar nё Tiranё.

Reforma zgjedhore duhet tё jetё radikale edhe pёr financimin e partive e fushatave zgjedhore pёr tё garantuar barazi mes tyre dhe mundёsi pёr kandidatёt e pavarur. Asnjё kacidhe nga buxheti i shtetit sepse nuk bёn qё qytetari tё gёnjehet me paratё e tij! Tё kavёrdisen me kuotat e tyre dhe tё bёjnё fushatё normale pa tensione e fanfara ku qytetari tё dёgjojё e arsyetojё e jo kalojё nё delir e antagonizёm. Kemi nevojё pёr kohezion shoqёror dhe paraja e tepёrt e prish atё.

Reforma zgjedhore plotёsohet nёse me ligj rishikohet piramida e rrogave dhe deputetёt e shtetarёt paguhen si tё gjithё punonjёsit e administratёs nё shtet. Mega-pagat e shpёrblimet pafund duhet tё marrin fund sepse vetёm kёshtu politika do tё shndёrrohet nё mision dhe jo biznes si deri mё sot, gjё qё tёrthorazi do tё shkurarojё edhe marrjen e tё paudhёve me politikё.

Vetё proҫesi i votimit duhet tё administrohet e votat tё numёrohen nga qytetarё pa parti. Partitё janё nё konflikt interesi me votimet e duhen mbajtur larg.

Afёrmёndsh PS e PD qё gatuan 2008 nuk do e ndryshojnё sistemin zgjedhor. Edhe nёse protesta nё bulevard zotohet pёr mazhoritar sёrisht ajo do tё mbetet njё dёshirё e mirё e ёndёrr nё sirtar sa kohё BeRama mbetet nё pushtet. Por, ndonse edhe e mira do kohёn e saj, boll tё flitet e tё fillojё pёrpjekja pёr tё sa mё parё. Bulevardi nuk ka nё dorё as burgun e njёrit apo dorёheqjen e tjetrit. Ka nё dorё tё ngjallё shpresёn qytetare tek e nesёrmja dhe zotimi pёr njё sistem mazhoritar e moderim tё politikёs e fut atё nё hulli. Atёhere edhe sheshi do tё mbushet plot.