Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë
Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë, pas votimit të zhvilluar këtë të hënë në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Kandidatura e Pandës, i cili ishte i vetmi në garë, mori 14 vota pro dhe asnjë kundër. Gjykata e Lartë njoftoi se Panda do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026.
Panda do të pasojë në këtë detyrë Sokol Sadushin, mandati i të cilit përfundon në tetor.
Ilir Panda është anëtar i Gjykatës së Lartë që prej vitit 2020 dhe aktualisht mban edhe detyrën e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate. Ai ka shërbyer më herët si ministër i Drejtësisë dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.