Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Beqiraj: Fjalët i merr era, vota lë gjurmë!

Ishin pro komuniteteve që përfaqësonin; me të drejtë folën pro dencentralizimit të pushtetit vendor; ngritën zërin kundështuan por, kur u kërcënuam se mund të humbnin vendin në grupin parlamentar, guximi politik i deputetëve socialistë u vu në provë.
Nëse një deputet ndryshon votën pas kërcënimit për përjashtim, pyetja nuk është më vetëm nëse reforma territoriale është e drejtë.
Pyetja është nëse deputeti përfaqëson qytetarët që e votojnë, apo kryetarin që mund t’i përjashtojë?
Përgjigjen e dha vota pro e deputetëve që në fjalimet e tyre ishin kundër reformës.
Demokracia ka vdekur, por socialistët nuk paguajnë më as qiranë e morgut. Ata i bënë asaj dje funeralin. Pasi demokracia nuk matet vetëm me votat në Parlament, por edhe me lirinë për të votuar kundër vullnetit të kryetarit.
Mbrojtja e interesave të votuesve nga deputetët socialistë vetëm me intervista e fjalime, por jo me votë është ujë i ngrohtë i hedhur nga jahti i pushtetit në oqeanin e akullt. Bën pak zhurmë, krijon një iluzion ngrohtësie, por jo vetëm nuk e ndryshon dot realitetin, por e përforcon status quo-në .
Të pranosh të jesh zëri i ndryshimit me fjalë dhe mbështetësi i status quo-së me votë, tregon se je zhveshur përfundimisht nga guximi politik.
Fjalët i merr era, vota le gjurmë!