Albspirit

Media/News/Publishing

Si u dënuan të rinjtë shqiptarë, që kundërshtuan komunizmin dhe iu bashkuan revolucionit hungarez

revolucioni hungarez foto

Gati 50 vite burg. Ishte ky dënimi që diktatura komuniste dha në vitin 1956 për tre artistë të rinj, nxënës në licen artistik të Tiranës. Askush prej tyre nuk i kishte kaluar të 19-at, por u konsideruan të rrezikshëm për sistemin, të rrezikshëm për komunizmin që duhej të mbrohej me çdo kusht. Cili ishte krimi i tyre? Ndrekë Bazhdari, Karlo Cefa dhe Nikolin Pavaci, u dënuan 60 vjet më parë, sepse iu bashkuan revolucionit hungarez në mënyrën e tyre. Ata guxuan të mbështesnin këtë lëvizje rinore, për lirinë e fjalës dhe medias, që mori jetë në rrugët e Budapestit në 23 tetor të vitit 1956.
Ai që u njoh si revolucioni hungarez ishte një revoltë mbarëkombëtare, që nisi më 23 Tetor dhe zgjati deri më 10 Nëntor, kundër Republikës Popullore Hungareze dhe politikave të saj sovjetike. Që në momentin kur filloi, ajo qe kërcënimi më i madh i Bashkimit Sovjetik, që nga koha kur Gjermania Naziste u largua nga territori i këtij vendi. Ajo që nisi si një demostratë studentore mori pas vetes mijëra njerëz, që ecnin nëpër qendrën e Budapestit drejt godinës së Parlamentit duke thirrur të tjerë që t’u bashkoheshin, përmes një altoparlanti që transmetonte direkt për radion Europa e Lirë. Një delegacion studentor që hyri në radio me qëllimin për të transmetuar kërkesat e studentëve, u kap. Kur protestuesit jahstë dyerve kërkuan lirimin e të rinjve të delegacionit, ata u qëlluan nga Policia e Sigurismitsë Shtetit. Një prej studentëve vdiq, ndërsa turma mori trupin e tij të mbëshetjellë me flamur. Kjo qe nisja e revolucionit. Teksa lajmi u përhap, dhuna dhe shkatërrimi pushtuan qytetin.
Revolta u pshpërnda shpejt në të gjithë vendin dhe qeveria ra.
Mijëra njerëz të organizuar tashmë luftonin me konmunistët pro sovjetikë dhe policinë e sigurisë së shtetit. Një qeveri e re formalisht pranoi ndarjen nga Policia e Sigurimit të Shtetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në fund të tetorit, normaliteti po fillonte të kthehej. Pasi shprehu vullnetin e negociatave për tërheqjn e forcave sovjetike, byroja politike ndryshoi mendje dhe lëvizi për ta thyer revolucionin. Në 4 nëntor forcat sovjetike pushtuan Budapestin dhe zona të tjera të vendit. Rezistenca hungareze zgjati deri në 10 Nëntor, por më pas ra. Më shumë se 2,500 hungarezë dhe 700 trupa sovjetike mbetën të vrarë në konflikt, ndërsa 200,000 hungarezë u larguan në emigrim.
Në këtë klimë që jepte shpresa dhe ndizte ëndrra, disa të rinj shqiptarë, teksa ndiqnin me kuriozitet çdo hap të bashkëmoshatarëve hungarezë, vendosën ta mbështesnin revolucionin. Në mënyrën e tyre, sipas bindjeve të tyre. Ata mbushën Shkodrën, qytetin e lindjes dhe gjithë institucionet politike komuniste, me letra pro revolucionit dhe kundër sovjetikëve komunistë. “Tratkte” të shkruara me dorë që kërkonin të sillnin ndryshimin, në një vend që me sa duket nuk ishte gati të ndahej nga komunizmi. Pas identifikimit të tyre, të rinjtë së bashku u dënuan me thuajse 50 vite burg. Sikurse shkruan në Fb e saj Keti Bazhdari, vajza e Ndrekë Bazhdarit në atë kohë vetëm 17 vjeç, ai u dënua me 14 vite burg. Ai kishte qenë edhe shkruesi i trakteve që mbështesnin revolucionin dhe luftonin diktaturën e vendosur asokohe edhe në Shqipëri.

Në vitin 2006, Presidenti i shtetit Hungarez Laszlo Sólyom i nderoi të rinjtë e atëhershëm shqiptarë, me urdhërin “Heroi i Lirisë”.
Revolucioni hungarez, mbeti në më shumë se 30 vjet objekt i debateve dhe studimeve në vend, ndërkohë që figura të njohura në botë, kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi këtë ngjarje historike.
“Më 23 Tetor të vitit 1956, populli hungarez u ngrit në këmbë kundër tiranisë, në emër të lirisë për të kundërshtuar regjimin komunist, që ishte vendosur mbi ta nga Bashkimi Sovjetik”, është shprehur Presidenti amerikan Barack Obama.

“Liria mund të vonohet, por jo të mohohet”, shkruante George ë. Bush, lidhur me revolucionin, ndërkohë që vlerësimin maksimal jepte për këtë lëvizje edhe John F. Kenedy, kur thoshte: “Asnjë tjetër ditë, qē nga fillim i historisë, nuk e ka treguar më qartë dëshirën e pashterrshme të njeriut për të qenë i lirë, pavarësisht shanseve kundër suksesit e pavarësisht sakrificës së kërkuar”. /Manjola Bregasi

rerevolrevolurevolucioni hungarez foto

1956

Please follow and like us: