Albspirit

Media/News/Publishing

Basha i propozon Ramës rikthimin në mazhoritar, vetëm 100 deputetë në parlament

Duke pranuar gabimin e PD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Lulzim Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale. Nga protesta përballë kryeministrisë, Basha tha se rikthimi në mazhoritar do të rriste llogaridhënien e deputetëve përballë elektoratit të tyre.

“Kjo është Repubika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët. Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë. Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republiblikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet. Në RE ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë. Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”

Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2009 u bë menjëherë pasi kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit.

Sistemi i ri rajonal proporcional që e ndau Shqipërinë në 12 qarqe ishte një propozim i Partisë Socialiste. Argumentat e Edi Ramës në atë kohë ishin se do të shmangeshin dallimet veri-jug në kuvend, do të shtoheshin deputetet femra dhe se do të eleminoheshin të fortët nga politika, pasi sistemi mazhoritar nxiste përplasje të ashpra në zona të vogla.

Ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor në vitit 2008 synonin minimizimin e rezultatit zgjedhor të LSI  deri në eleminimin e saj si forcë politike. Ato u kundërshtuan fort nga Ilir Meta dhe parti të vogla parlamentare që bllokuan parlamentin me një grevë urie.

Pjesë e marrëveshjes ishte votimi me 71 vota i presidentit në raundin e katërt dhe të pestë, apo rregullimi se si bëhej një mocion besimi apo mosbesimi ndaj kryeministrit.

Disa vite më pas, Edi Rama e pranoi publikisht se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ishin një gabim.

Please follow and like us: