Albspirit

Media/News/Publishing

Trump kërcënim për demokracinë? John Podesta tregohet i kujdesshëm edhe pas humbjes…

Kreu i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, ka dhënë një intervistë pë revistën “Spiegel” në të cilën flet për atë që ndodhi në zgjedhjet e 8 nëntorit. Presidenti i rei është Donald Trump “kandidat kunkurues”, siç thotë Podesta, i cili e vlerëson humbjen e Hillary Clinton si dështimin më të madh të vetin në jetën profesionale. A përbën Trump kërcënim për demokracinë amerikane? Ja një pyetje që na kujton dikë që e cilësoi Trump në paradhënie si kërcënim për qytetërimin. Përgjigja shumë e kujdesshme: Podesta thotë se veprimet e Trump me median, sulmet ndaj gjyqtarëve, janë goditje për vlerat amerikane. Pra jo kërcënim.

I pyetur për përgjegjësinë e humbjes, ai thotë se stafi që drejtonte dhe ai vetë nuk “ishin në gjendje t’i iknim lakut të krijuar nga Trump dhe media”, një gjykim ky që e sjell median në vijën e parë për përcaktimin e pushtetit. Sa për Clinton Podesta mendon se ajo do të ishte presidente e shkëlqyer, ndërkohë që Trump nuk është i aftë për drejtimin e zyrës. Intervista paraqet rëndësi pasi vjen pas faktit të kryer, në një proces ku u fol për kërcënime, hakerime etj.. Podesta është ndër të rrallët që pranon se humbja erdhi për përgjegjësi të njërit kamp dhe jo të një armiku.

http://www.spiegel.de/international/world/clinton-campaign-chair-john-po…

Please follow and like us: