“Kandidati i PS për Sarandën drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku je Koço, ku je o djalë se qenkemi qarë kot”, gazetari ironizon të tretin e listës së Vlorës

Gazetari Armand Maho ka shkruar në rrjetet sociale mbi njërin nga kandidatët e PS në qarkun e Vlorës, konkretisht i qytetit të Sarandës Alket Hyseni.

Maho ka ironizuar duke thënë se Hyseni ka qenë  ish kryetari i Task Forcës për tokat e bregdetit dhe drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave të drogës.

Po ashtu ai ka ironizuar edhe faktin që Hyseni ka qenë Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore në PS në debatin e nxehtë Blushi-Rama.

Postimi i Mahos:

Ky është kandidati i Ramës për Sarandën. Alket Hyseni i thonë nga Tepelena e legjendarit Gramoz! Hë mo është ai që e ktheu garën brenda partisë në referendum. Ose ish kryetari i Task Forcës për tokat e bregdetit. Ose Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave të hashashit… Gjërat sa vijnë e përmiresohen… Ku je Koço ku je o djalë se qenkemi qarë kot!