Albspirit

Media/News/Publishing

Investime të reja në monedhë të vjetër; si ecën Shqipëria përpara me këtë hap?

Malvina Tema, PhD

Në arenën politike në kontekst nacional dhe influencë strategjike ndërkombëtare duhet sqaruar së pari se investimet në ekonomi, turizëm dhe në infrastrukturën përkatëse janë për t’u vlerësuar. Tani duhet sqaruar edhe fakti që ka njerëz të biznesit të lidhur me politikën dhe kulturën gjithashtu që kërkojnë të bëjnë lëvizje përbashkuese në vlerë e llogari përfitimi si hyrje për zonën ku bëhet investimi dhe për shoqërinë në përgjithësi duke vënë theksin tek e mira publike. Në këtë kuadër kush respekton të mirën publike është –strategjik- për shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Thënë këto, për ta konkretizuar z. Artan Gaçi paraqet plan strategjik ,pavarësisht se si rrjedhin ngjarjet në skakierën e shahut në Shqipëri. Pas planit strategjik pasojnë akuza dhe inkuzicion si dhe mundësia që në vend se për të ndrequr, te dëmtohet gjithçka në gjithçka. Në strategji dhe në lojë hyn edhe një lojtare e fortë që punonte në Mbrojtje dhe Diplomaci. Sërish loja është konfuze sepse aktorët nuk dijnë çfarë dobie kanë e çfarë mund të humbin në dobi (si pay off).

Para se të përshkallëzohet larmia e kuptimeve të një të mire të përveçme, të një kompanie biznesi dhe -aleatët përkatës, duhet të mendohet -më shume se për strategji, -duhet të punohet për Shqipërinë, Tani!

Please follow and like us: