Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, si të verifikojnë aplikuesit shqiptarë

Përgjigjet e lotarisë amerikane DV 2025 nisin të dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.

Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number, i cili duhet të fillojë me 2025.

Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

Që nga 2005, më shumë se 230 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Please follow and like us: