Atentati në Vlorë, plagoset vëllai i Aleksandër Llanajt dhe një tjetër

Dy persona janë plagosur rëndë në një atentat mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ata janë qëlluar me një breshëri plumbash kallashnikovi, ndërsa po dilnin nga një pikë karburanti në Rrugën Transballkanike. Si pasojë, dy personat që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe ndihma e parë u është dhënë nga persona të rastit që ndodheshin aty pranë. Të plagosurit janë Dritan Bega 52 vjeç dhe Ferdinant Llanaj 39 vjeç të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 39-vjeçari Llanaj është vëllai i Alëksandër Llanajt. Njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Aleksandër Llanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg. Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj. Kjo ngjarje mendohet të jetë e mirëmenduar, ndërsa atentati është bërë në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, një zonë kjo e populluar. Më poshtë janë pamjet që kanë mbetur pas atentatit të tmerrshëm në Vlorë.