Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Përgjegjshmëria

Mbreti Kroesi kishte tre djem; njëri i plagosur; tjetri vuante nga një defekt natyror; dhe i treti, Atis; për të cilin pa një ëndërr se do të vdiste nga goditja e një shtize – u zgjua i alarmuar; nxiti djalin të martohej;
të gjitha shtizat dhe armët e përdorura në luftëra i hoqi dhe i vendosi larg të birit.
Në Sardë, kryeqytet i Lidias, ndërsa përgatitjet e dasmës kishin filluar, erdhi një njeri, i cili kishte mbi vete njollën e gjakut. Ai i përkiste familjes së mbretit frigjian. Duke u paraqitur në pallatin e Kroesit, u lut të pastrohej sipas zakoneve të vendit. Kroesi e pranoi kërkesën dhe e kaloi nëpër të gjitha ritet zakonore.
“Kush je ti, dhe nga cila pjesë e Frigjisë ke ikur për t’u strehuar në vatrën time?”
“O mbret,” u përgjigj Frigjiani, “Unë jam djali i Gordias, birit të Midas. Quhem Adrast, që vrava pa dashje vëllain im. Për këtë babai më dëboi nga vendi dhe unë i humba të gjithë”.
“Mos u mërzit,ti je pasardhës i një shtëpie miqësore me timen, dhe mund të qëndrosh në zotërimet e mia”, i tha Kroesi.
Që atëherë Adrasti banoi në pallatin e mbretit Kroes.
Ishte e rastësishme që në të njëjtën kohë në Olimpin Misian kishtedalë një përbindësh (derri egër) që zbriste nga mali cili dhe shkaktonte fushat e misrit. Shumë herë misianët mblidheshin për të gjuajtur bishën, por pa sukses. Më në fund, ata dërguan ambasadorë te Kroesi:
“Oh, mbret, një përbindësh i fuqishëm është shfaqur në vendet tona dhe shkatërron prodhimet e duarve tona. Ne bëjmë çmos për ta vrarë, por më kot. Tani të lutemi të vijë djali yt, me disa të rinj dhe zagarë të zgjedhur, që të shpëtojmë vendin tonë nga bisha”.
Por Croesus i tha:
“Djali është thjesht i lidhur për martesë dhe është mjaft i zënë. Unë do të jap një grup lidianësh dhe të gjithë gjuetarët dhe zagarët e mi për t’ju ndihmuar që të çlironi vendin tuaj nga brutaliteti”.
Me këtë përgjigje misianët u kënaqën; por Adrasti, duke dëgjuar pas derës, se cila ishte lutja e tyre, hyri papritmas dhe kërkoi që të shkonte me ta:
“Më parë, babai im më konsideronte më fisnikun dhe më të përshtatshmin, por tani më mban larg nga të dyja”.
 Atëherë Kroesi tha:
“Biri im, nuk është se kam parë te ti një frikacak ose ndonjë gjë tjetër që më ka lënë të pakënaqur; por një vegim që më erdhi përpara në ëndërr ndërsa flija, më paralajmëroi se ishe i dënuar të vdisje i ri, i shpuar nga një armë hekuri. Ishte kjo që më bëri të shpejtoj dasmën tënde, dhe tani kjo më pengon të të dërgoj në këtë gjueti”.

 “Ah, baba, ëndrra tha që unë duhet të vdisja dhe bëre mirë që më mbaje larg armëve, por tani këtu nuk luftojmë me njerëz, por me një kafshë të egër, pra, më lër të shkoj.”
Dhe Kroesi ndryshoi mendjen dhe pranoi; dërgoi të thërrisin Frigjianin dhe i tha: “Adrast, kur u godite me shkopin e mundimit,  unë të pastrova dhe të mora të banosh në pallatin tim. Tani të kërkoj të shkosh me Atis në këtë festë gjuetie dhe ta ruash atë, nëse ndoshta do të sulmoheni në rrugë nga një bandë hajdutësh. Veç kësaj, është e drejtë për ty të shkosh atje ku mund të bëhesh i famshëm me vepra fisnike”.
Adrasti u përgjigj:
“Djalin tënd, të cilin ti ma jep në përgjegjësinë time, të jesh i sugurt se do të kthehet shëndoshë e mirë, për aq sa varet nga kujdesi i një kujdestari.”
 I siguruar kështu, Kroesi i la të largoheshin, të shoqëruar nga një grup të rinjsh të zgjedhur dhe të pajisur mirë me qen ndjekjeje. Kur arritën në Olimp, ata u shpërndanë në kërkim të kafshës, që u gjet shpejt dhe gjuetarët u mblodhën në një rreth, dhe e qëlluan. Edhe Adrasti hodhi një shtizë për të vrarë derrin, por humbi shenjë dhe goditi Atis; biri i Croesit u vra nga një armë hekuri, dhe paralajmërimi i vegimit u përmbush. Pastaj njëri vrapoi në Sardë për t’i çuar lajmin mbretit për fatin e keq që i kishte ndodhur.
Goditja e rëndë për babain, kur mësoi se fëmija i tij kishte vdekur, ndikoi edhe më fortë të mendonte se vetë njeriu që e kishte mjekuar, pastruar dhe strehuar dikur e kishte bërë veprën.
Në këtë moment mbërritën lidianët që mbanin trupin e të riut, dhe pas tyre vinte vrasësi. Ai u ndal para kufomës dhe, duke zgjatur duart drejt Kroezit, u dorëzua në pushtetin e tij. Fatkeqësia e tij e mëparshme kishte qenë mjaft e rëndë (kishte vrarë vëllanë); por tani që ai i kishte shtuar një të dytë dhe i kishte sjellë rrënim njeriut që e strehoi, nuk mund e donte më jetën. Atëherë Croesus, ndjeu keqardhje ndaj Adrastit, pavarësisht nga hidhërimi dhe fatkeqësisë së tij.
Pas kësaj, Croesi varrosi trupin e djalit të tij, me nderime që i përshtateshin rastit.
Adrasti, i biri i Gordias, i biri i Midas, vrasësi i vëllait të vet në kohët e kaluara, shkatërrues tani i bamirësit të tij, duke e konsideruar veten si të mjerin më fatkeq, vrau veten. Kroesi, i përcolli të dy, dhe iu dorëzua zisë për dy vjet të plota.
Please follow and like us: