Albspirit

Media/News/Publishing

Gianni De Biasi rrëfen Shqipërinë dhe futbollin shqiptar

Tonight Ilva Tare – Gianni De Biasi rrëfen Shqipërinë dhe futbollin shqiptar
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gZjkxBKoMTA]

Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi ka rrëfyer momentet e para të mbërritjes së tij në Shqipëri dhe njohjen e tij me vendin tonë dhe futbollin shqiptar.

Intervista minutë pas minute

Tare: Gianni De Biasi, faleminderit për këtë intervistë.

Gianni De Biasi: Është kënaqësi të jem me ju sonte.

Tare: E kuptuat se çfarë thashë unë dhe prezantimi?

Gianni De Biasi: Po po, mjaftueshëm. Unë bëj sikur nuk e kuptoj shqipen kur më intereson

Tare: Në këtë rast besoj se ju intereson ajo çfarë thamë, që shqiptarët ju konsiderojnë si një hero i kombit.

Gianni De Biasi: Është një ekzagjerim. Besoj se jam një njeri që jam përpjekur të bëja të mundur diçka që të gjithë mendonin se ishte e pamundur. Kështu që besoj se me punë dhe me mbështjetjen e stafit dhe të djemve ia kemi dalë për diçka të bukur dhe të jashtëzakonshme.

Tare: E thënë kështu, duket gjë e lehtë por mendoj se nuk ka qenë kaq e lehtë. Mund të na tregoni rrugëtimin, si  ishte Shqipëria kur erdhët?

Gianni De Biasi: Unë kam filluar para 4 vitesh e gjysmë, mbaj mend në kohën e krishtlindjeve të vitit 2011, kur erdha për herë të parë në Tiranë dhe ishte një herë e parë jo e mirë pas një dite shumë të keqe, binte shi, mbërrita vonë në aeroport dhe një ditë më pas në mëngjes, u takova me Presidentin e federatës, pastaj takova për herë të parë edhe ju të mediave, pra një takim i mirë por me më pak zhurmë sepse nuk ishte gjithë ky interes dhe gjithë ky ankth. Pritej nga një trajner italian që të jepte disa rezultate të menjëhershme ndërkohë që më kujtohet mirë se në konferencën time të parë, thashë që duhet të punojmë shumë, të sakrifikojmë dhe unë do të jap gjithë pasionin tim për të arritur renditjen e Shqipërisë.

Tare: E njihnit futbollin shqiptar? Kishit parë…?

Gianni De Biasi: Jo, shumë pak. Shumë pak, sinqerisht njihja vetëm Erion Bogdanin si përfaqësuesin shqiptar në Itali, njihja Valon Behramin, kosovar por me origjinë shqiptare. Në Itali nuk kishte numër të madh lojtarësh shqiptarë. Kisha pasur Igli Taren si lojtar për një muaj kur isha në Brescian, pastal ai shkoi në Bolonja. Pra njohja ime me futbollin shqiptar përfundonte aty.

Tare: Po njohuritë për Shqipërinë si sihin?

Gianni De Biasi: Zero absolute. Besoj se nuk do të vija kurrë po të mos ishte për një arsye pune. E them sinqerisht. Mund të thoja që ëndërroja të vija të vizitoja Shqipërinë, por jo. Duket pak larg nga ajo që një italian planifikon për pushime, koncepti i një italiani për të ardhur në Shqipëri për pushime nuk ekziston. Për këtë jam munduar t’i bëj shumë publicitet pasi kam parë jugun e Shqipërisë, pasi pashë një det shumë të bukur dhe vende interesante. I kam thënë miqve të mi që nëse doni, mund të shkoni të bëni një xhiro andej se është shumë bukur.

Tare: Por kishit dëgjuar dhe kishit parë në vitet ’90 anijet me shqiptarë refugjatë. Ajo që flitet për shqiptarët në Itali, që janë hajdutë, kriminelë. E kishit ndopak idenë se ku po vinit?

Gianni De Biasi: Le të themi se eksodi i shqiptarëve që erdhën në Bari nga Vlora është në kujtesën e të gjithëve sepse sipas meje ishte një tragjedi e pabesueshme e një emigracioni masiv në një situatë me rrezik dhe vështirësi të mëdha. Të humbisje njerëzit që kërkonin të shihnin nëse përtej detit, kishte mundësi për të krijuar një jetë më të mirë për njerëzit e dashur dhe për veten e tyre. Besoj se italianët kanë qenë shumë mikpritës, veçanërisht popullsia pulieze në të cilën unë kam shumë miq, kanë qenë shumë të gatshëm për t’i pritur shqiptarët. Pastaj është e qartë që kur je në kushtet e vështirësisë ekstreme, për të siguruar bukën, edhe do të vjedhësh, kjo nuk ka diskutim. Por me siguri sot diskutimi për shqiptarët që vidhnin shtëpitë tek italianët, nuk është më ai që ka qenë.

Tare: Kam vënë re diçka që më bëri përshtypje. Fotoja juaj e ëhatsappit, është një foto e Nënë Terezës. Përse kjo zgjedhje?

Gianni De Biasi: Sepse unë jam shumë besimtar dhe gjithmonë e kam konsideruar Nënë Terezën si një njeri të jashtëzakonshëm që gjithmonë i ka dhënë përparësi interesit të të tjerëve në vend të interesit vetjak. Ka rrezikuar të sëmurej duke punuar me të sëmurët me lebrozë, me njërëzit më të përulur të botës dhe kjo për mua është shenjë e një zemërgjerësie të madhe dhe të një shpirti të jashtëzakonshëm.

Tare:Për Nënë Terezën keni dëgjuar kur nuk punonit në Shqipëri por më përpara.Pra është një rastësi?

Gianni De Biasi:Le të themi se në kishë, Nënë Tereza është një figurë e dobishme, një njeri shembullor dhe fakti që është me origjinë shqiptare më ka mbushur me krenari. Që ditën e parë që erdha në Shqipëri dhe mora numrin celular shqiptar, vura foton e Nënë Terezës.

Tare: Pra ndoshta në subkoshiencë e dinit që në të ardhme do të kishit mundësinë të punonit për shqiptarët me shqiptarët…

Gianni De Biasi: Po, mund të jetë një rastësi ose një skenar që vjen nga lart. Unë jam mësuar ta marr jetën seriozish,t nëse diçka ndodh, duhet të ndodhte.

Tare: Kur kam lexuar për të bërë këtë intervistë, duhet t’jua them sinqerisht që nuk është e lehtë, nuk kuptoj shumë nga futbolli por ju si trajner sipas meje, dhe ju kam ndjekur shumë këto vitet e fundit me kombëtaren shqiptare, keni bërë pak më shumë se sport. Keni bërë pak politikë, pak imazh për vendin, kështu që përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar për kontributin tuaj. Në momentin që keni pranuar për të punuar për kombëtaren e Shqipërisë, ishit pak i zhgënjyer nga futbolli italian, nga Seria A, jua shpifte dhe kishit vendosur të punonit aty ku ishit i paguar dhe i çmuar më shumë. Kjo ishte atmosfera?

Gianni De Biasi: Pjesa e fundit nuk është e saktë, jo ‘më i paguar sepse paguhesha më shumë në vend tjetër. Kam pranuar të fitoj shumë më pak, por shumë më pak por të kisha ama një liri për të manovruar. Të kthehesha të bëja atë që kam bërë në shumë pak raste në Itali, në rastin në fjalë, ku gjithmonë kam punuar mirë aty ku mund të punoja dhe të bëja trajnerin në 360 gradë, kjo për mua ishte thelbësore.  Erdhi një zhgënjim në Udine, një klub që e mendoja të nivelit të lartë por jam ndjerë shumë keq. Mendoj se është një nga vendet ku unë kam punuar më keq nga të gjitha.

Tare: Ç’do të thotë të punosh në 360 gradë?

Gianni De Biasi: Do të thotë të kesh mundësinë të zgjedhësh lojtarët, të zgjedhësh projektet, t’i ndash me klubin dhe jo të marr gjithmonë atë që vjen me erën. Ajo që kalon, për mua nuk është në rregull. SHpesh na qëllon të punojmë me lojtarë që gjejmë në skuadër edhe nëse nuk bëjnë pjesë në mentalitetin tonë, në filozofinë tonë, natyrisht nuk mund t’i shesim sepse mbase nuk kanë treg, sepse kanë kontratë shumëvjeçare dhe të kushtëzojnë dhe kjo kushtëzon edhe punën tënde.

Tare: Kam lexuar edhe që në Itali, kolegët që merren me sportin, në analizën e tyre, ju konsiderojnë si një italian që u përshtat me mentalitetin shqiptar, duke u përpjekur të sjellë një copë futbolli italian por duke luajtur një futboll shqiptar. Më pas u shndërruar në një shqiptar më shumë se shqiptarët. E gjeni veten në këtë përshkrim?

Gianni De Biasi: Le të themi që po. Për mua, të punosh në një vend, në një klub, në një federatë, në një vend si Shqipëria, kam nevojë të ndjehem se bëj pjesë në këtë vend, në këtë ambient, për të provuar të njëjtat emocione, gëzimet dhe çdo gjë që është e mundur, dhimbjet sa më pak, sa më pak i njejmë, aq më mirë është. Të jesh pjesë integrale e ambientit që jetoj. Besoj se që nga koha që ndodhem këtu, jam ndjerë shumë afër me shqiptarët, jam përpjekur ashtu siç thatë edhe ju mëparë, të eksportoj një imazh totalisht të ndryshëm nga ajo që ksihim krijuar ne 25 vjet më parë.

Tare: Por dua të këmbëngul pak. Si e gjetët mentalitetin shqiptar?

Gianni De Biasi: O Zot! Një mentalitet mjaftueshëmrisht i ndryshëm nga ai italian, të paktën për pjesën veriore të Italisë. Ne nga veriu i Italisë jemi me të vërtetë të përpiktë, të saktë, punëtorë të mëdhenj etj. Nuk jetohet dita për të qenë i qartë, ndërsa mentaliteti këtu është që atë që mund ta bëj sot, mund ta bëj edhe nesër, nuk ka problem.  Ndërsa për ne është shumë e rëndësishme t’i bëjmë gjërat, t’i bëjmë mirë dhe t’i bëjmë sa më parë të mundemi.

Tare: Dhe ishte e vështirë të punoje me këtë mentalitet? Si e krijuat një model tuajin funksional me këtë mentalitet që gjetët?

Gianni De Biasi: Ju e dini mirë se të ndryshosh mentalitetin e njerëzve, të ndryshosh zakonet e njerëzve, është një nga gjërat më të vështira në botë.

Tare:Ose e pamundur…

Gianni De Biasi: Ose e pamundur.  Por përpiqesh të sjellësh ditë pas dite një gjë të re, konstruktive, mendimi që duhet të jetë gjithmonë i përkushtuar ndaj përmirësimit konstant përditë, dhe jo të kënaqesh me atë që ke arritur. Në dyvjeçarin e parë tonë, për kualifikueset e Brazilit, bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ku ishim të dytët në klasifikim. Në pjesën e dytë të sezonit, ishim shumë keq. Cila është pyetja që shtrohet? Përse? Unë një përgjigje jam munduar ta gjej dhe ne në situata vështirësie, sikleti apo atëherë kur duhet të japim edhe resurset e fundit, arrijmë të bëjmë diçka. Kur ndihemi të shpërblyer, dhe që e kemi bërë tonën, është momenti kur fillon dhe tatëpjeta. Ne për kualifikueset e dyta për europianin, e kemi ndryshuar këtë mentalitet. E kemi ndryshuar spese pak janë ndërruar lojtarët dhe pak sepse nga forca për të këmbëngulur dhe për të punuar me mendjen, diçka ka ndryshuar.

Tare:Pra, nëse mund të ma rikujtoni ditën e parë kur keni takuar lojtarët e skuadrës dhe i thatë se kjo është mënyra ime për të punuar. Nuk besoj se të gjithë ishin të kënaqur?

Gianni De Biasi: Takimi i parë ishte në 29 shkurt dhe luanim kundër Gjeorgjisë në Tbilisi. Ditën që i takova djemtë, i dhashë një letër sepse fatkeqësisht ngaqë nuk flisja shqip. Shkrova një letër që e përktheu përkthyesi ynë, Denisi. Shpresoj të ma ketë përkthyer mirë sepse e rëndësishme për mua është të prekësh aspektin sentimental sepse ai ishte objektivi i rëndësishëm. Nga ai moment e në vazhdim, kuptova se nëse më kishin ndjekur, nëse ishin përpjekur të dëgjonin ato që  ishin kërkesat e mia, me shumë mundësi do të mund të bëheshin në pak kohë, djem që do të ishin krenarë që e çuan Shqipërinë për herë të parë në një kampioant të rëndësishëm. Besoj se nga aty nisi gjithçka. Ne jemi këtu jo për të kaluar kohën apo për të bërë disa para. Jemi këtu për t’u përpjekur të arrijmë një objektiv të rëndësishëm.  Duke vënë objektiva, mendoj se është një nga supozimet, dhe mundësisht objektiva të mëdhenj, jo të vegjël.

Tare:Në Tbilisi një humbje minimale por një humbje gjithsesi. SI ju duk kombëtarja? I thatë vetes, O Zot ku më ke sjellë?

Gianni De Biasi: Jo. Para së gjithash kishim shumë mungesa, shumë lojtarë që nuk mund të vinin në atë ndeshje. Njëri mbi të gjithë, Lorik Cana, nuk ishte në atë ndeshje dhe shumë të tjerë. Ishte për mua një ndeshje eksperimentale, duhej të përpiqesha të kuptoja si ishim dhe çfarë mund të bënim. Por pashë që nga ajo ndeshje, diçka interesante doli në pah. Më pas gjërat zhvillohen me kalimin e kohës.

Tare:Por golin në Tbilisi e shënoi Edgar Cani që e kishit thirrur ju në kombëtare. Është diçka që doja t’ju pyesja sepse nga ajo që kam lexuar, është diçka që ju karakterizon. De Biasi konsiderohet trajner që ka ndryshuar kombëtaren radikalisht dhe totalisht me lojtarë të rinj. Si ishte ky rrugëtim?

Gianni De Biasi: Ishim në një moment ku ishin shumë futbollistë të tipit Altin Lala, Skela, të tjerë që tani nuk i kujtoj që po përfundonin praktikisht ciklin e tyre, kishin kaluar moshën. Ishte e nevojshme të ndryshohej dhe të rinohej skuadra. Duhej ta bënim në kohën kur duhet të luanim ndeshjet e kualifikueseve. Besoj se objektivi që kishim përballë ishte një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar dhe në të njëjtën kohë duhej të merrje rezultatet për ndeshjet në fushë. Kjo ishte një situatë shumë e vështirë. Por me kalimin e kohës kemi sjellë prurje të reja, gjetëm lojtarë të rinj dhe sot besoj se kemi një numër lojtarësh të rinj, relativisht të rinj dhe që mund të jenë të dobishëm për këtë grup lojtarësh.

Tare:Si ia bëtë? Keni shëtitur nëpër botë për të vëzhguar lojtarët që ju dukeshin të aftë dhe i ke pyetur: Mos ke origjinë shqiptare? Ndonjë gjysh, apo ndonjë që mund të merrni nënshtetësinë shqiptare dhe të luani me Shqipërinë? Si ishte?

Gianni De Biasi: Le të themi se ndodhi kështu. Përshtypjen e parë e krijonim në internet, shihnim lojtarët që mund të ishin interesantë për ne nga këndvështrimi tekniko-taktik. Më pas ishte nevoja të shikoje nëse ky lojtar, përveçse ishte i aftë teknikisht dhe taktikisht, kishte edhe idenë dhe filozofinë tonë të futbollit.

Tare:Por mendjen nuk e kishe në video. Duhet të shkoje t’i takoje…

Gianni De Biasi: Duhej t’i takonim, duhej të flisnim, duhej të kuptonim, në shumë pak koh, për të krijuar një ide nëse ai mund të ishte një lojtar i dobishëm për rastin tonë. Kemi bërë 70 udhëtime, unë dhe bashkëpunëtori im që ka bërë më shumë se unë, Tramezzani. Besoj se ishte një punë që duhej bërë nëse duhej bërë diçka cilësore.

Tare:Janë 13 lojtarë që janë natyralizuar si shqiptarë në vitet që ju keni drejtuar kombëtaren. Ishin të lumtur që do të vinin të luanin për Shqipërinë apo sihin me mëdyshje?

Gianni De Biasi: Ishin rezistentë. Unë besoj se ata kishin dëshirë kur vendosën të luanin për ne, dhe kur ne i kemi kërkuar, ata kanë qenë të gatshëm. Ndoshta jo të gjithë kanë pranuar në tentativën e parë. Ndonjërin edhe e kemi ndjekur sepse mendonin se ishte i rëndësishëm për atë që kishim në mendje, sot nuk i ndjekim më. Sot ka ndryshuar historia. Sot janë ata që na ndjekin ne dhe ky është një aspekt shumë interesant për t’u nënvizuar.

Tare: Ndjesë  nëse këmbëngul sërish. Vendimin për të marrë lojtarë të rinj, ka lënë të pakënaqur të ashtuquajturit legjionarë të kombëtares. Si kanë reaguar ata ose njerëzit që ishin afër tyre? Kanë bërë presion?

Gianni De Biasi: Absolutisht jo. Unë kam patur fatin dhe e kam edne fatin të mos kem presione dhe të kem dorë të lirë për të bërë punën time pa ndërhyrje. Ky është aspekti që kam nënvizuar gjithmonë dhe që është mënyra ime e punës. Unë gaboj me kokën time por dua të bëj gjërat që vendos unë të bëj. Lojtarët shqiptarë, ata që meritojnë të luajnë, vijnë me mua në fushë. Është e qartë se ndonjë që luan në kampionatin shqiptar, ka qenë me ne në dyvjeçarin e parë dhe në një pjesë të dyvjeçarit të dytë, por në fund kemi vendosur për zgjidhje të tjera edhe me lojtarë që kanë pak a shumë të njëjat cilësi por kanë më shumë eksperiencë ndërkombëtare ose që kombinohem më mirë me lojtarët e tjerë, arrijnë të bëjnë më shumë skuadër, më shumë grup se lojtarë të tjerë që mbase kanë edhe ndonjë cilësi më shumë. Ne na intereson që skuadra të jetë më shumë kohezive, më shumë e bashkuar dhe të mos ketë shkëputje nga ky këndvështrim.

Tare: Po më thoni se njerëz që punojnë në federatë apo të tjerë që kanë zë të rëndësishëm në futboll nuk ju kanë thënë se duhet të marrësh këtë lojtar apo ndonjë tjetër?

Gianni De Biasi: Kurrë. ASkush nuk më ka udhëzuar ndonjë zgjedhje apo gjëra të tilla. Të gjitha zgjedhjet i kam bërë unë dhe nga stafi im dhe duhet ta përsëris, me shumë liri që është një nga gjërat që vlerësoj më shumë.

Tare:E kishit vendosur në kontratën e punës?

Gianni De Biasi: E quaja si të mirëqenë. Nëse do kishte ndërhyrje do të kisha ikur menjëherë.

Tare:Kur pranuat të ishit trajner i Shqipërisë, kishit pritshëmri për Euro 2016 ap nuk e mendonit?

Gianni De Biasi: Jo, kisha pritshmëri për të shkuar në Brazil 2014 në fakt. Donim të habisnin me efekte speciale dhe nuk ia arritëm. Ia arritëm vetëm për gjysmën e rrugës dhe…

Tare:Kishit nevojë për një magji…

Gianni De Biasi: Të një magjie sepse ksihte nevojë për një mrekulli. Ne kemi bërë mirë. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte të përmirësoja këtë kombëtare dhe për ta sjellë sa më parë afër një kompeticioni europian. Por ju e dini shumë mirë që nga e thëna në të bërë, ka shumë punë.

Tare:Sigurisht. Ajo që po më thonit më parë. Filozofia. Jo vetëm një lojtar i mirë por që ka të njëjtën dëshirë për të luajtur në skuadër që nuk është gjithmonë e thënë në futboll për aq sa lexoj në gazeta. Si e lidhët këtë martesë të aftësisë dhe dëshirës?

Gianni De Biasi: Si fillim besoj se kur dikush punon në skuadër, ndarja e punës me të tjerët është e rëndësishme. Bashkimi i të njëjta ideve, i të njëjta objektivave, të mundohesh të mendosh në shumës, pra, ne bëjmë, ne fitojmë, ne luftojmë dhe jo unë, unë, unë. Uni duhet të zhduket sepse skuadra duhet t’i japë mundësinë një njeriu për t’u përmirësuar, i jep një ndihmë të madhe për t’u shprehur më mirë në fushë. Skuadra është uni i të gjithave, skuadra vjen përpara të gjithave. Nuk ka individ, nëse nisesh nga individëd, nuk do të kesh kurrë rezultat. Mund ta bëhs njëherë por në kohë të gjatë, do të humbasësh me siguri. Është skuadra që është baza e të gjtihave, nuk ka një lojtar që për ne është i pazëvendësueshëm. Për ne është e domosdoshme që shumë lojtarë të mendojë në një njëjtën mënyrë dhe të japin nga vetja duke luftuar për çdo top.

Tare:Por ndërsa ju bëni thirrje për ‘ne’, ka ego individuale të forta që ndoshta…

Gianni De Biasi:Të qëndrojnë larg në periferi. Të qëndrojnë në periferi do të thotë të qëndrojnë jashtë fushe. Një vend ka edhe jashtë fushe. Nëse vazhdon të jesh egoist, dalin pak më shumë nga fusha, shkojnë në tribunë dhe më pas dalin jashtë nga të gjitha. Ka dy faza.

Tare:Ka patur shumë raste të ngjashëm?

Gianni De Biasi:Le të themi që jo. Politisht të themi jo.

Tare:Politikisht, po ndërshmërisht?

Gianni De Biasi:Ndershëmrisht, shumë pak besoj që… e di, e rëndësishme është të mos vësh interesin personal mbi atë të skuadrës. Kjo ka qenë baza e rezultatit tonë që përfunduam në Francë.

Tare:E dëgjova konferencën tuaj për shtyp kur nxorrët listën me lojtarët që grumbulluat për Euro 2016. Dëgjova diçka që më bëri përshtypje dhe do doja një përgjigje sa më shteruese. Flisnit për skuadrën, dua lojtarë që duan të kontribuojnë për skuadrën dhe të jenë një skuadër dhe nuk dua lojtarë që varin turinjtë kur Shqipëri fiton dhe gëzohen kur Shqipëria humbet. Kush janë këta?

Gianni De Biasi:Jo, nuk kam thënë tamam kështu. Po e them edhe njëherë atë që kam thënë se e mabj mend mirë. Unë thashë që do të doja të shihja një grup lojtarësh që pavarësisht nga fakti nëse luajnë apo shkojnë në pankinë të jenë të buzëqeshur dhe jo të varin turinjtë. Përse? Sepse kontribuon duke na dhënë diçka të rëndësishm. Unë besoj se është thelbësore dhe kuptoj zhgënjimin e dikujt që nuk luan dhe gëzimin e atij që luan por duhet të jemi të gjithë tifozë e atyre që janë duke luajtur. Më pas do të bjerë radha të luash. Nëse dikush që është jashtë var turinjtë, nuk të sjell një ambient të qetë. Ne kemi nevojë për qetësi në ambient por edhe të ndarjes së gëzimit të atyre që janë duke luajtur. Kjo quhet të bashkëpunosh dhe të bësh skuadër.

Tare:I keni kërkuar edhe gazetarëve të mos vënë në diskutim zgjedhjet tuaja për skuadrën?

Gianni De Biasi:Jo, i kam thënë që nuk duhet të shpjegoja absolutisht asgjë. Zgjedhjet kanë të bëjnë me 4 vite punë dhe besoj se kam treguar së bashku me stafin se kam punuar në mënyrë serioze dhe të mos rrëmbehem nga simpatia apo nga diçka tjetër. Besoj se kush është funksional për projektin tonë, ka më shumë mundësi të vijë me ne.

Tare:Kur erdhët dhe morët pushtetin në skuadër, gjetët simapti që ekzistonin tashmë që e pengonin kombëtaren…

Gianni De Biasi:Jo jo absolutisht sepse kur unë erdha, cikli i mëparshëm ishte mbyllur. Unë kam takuar edhe lojtarë që ishin edhe me trajnerin e mëparshëm, të ndjerin Kuzhe, sepse është ndarë nga jeta. Besoj se unë nuk kisha përcaktime për asnjërin dhe i takon çdokujt prej tyre të përpiqen të më bindin që duan të jenë pjesë e kësaj skuadre. Unë besoj se ky është aspekti thelbësor.

Tare: Kur dolët nëpër botë për të gjetu lojtarë që mund t’ju shërbenin në kombëtare, ka ndodhur ndonjë ngjarje? Ndonjë që ka bërë të vështirin, që ka marrë më shumë kohë, që ju ka bërë…

Gianni De Biasi:Të vuaj?

Tare: Pikërisht, fjala e duhur.

Gianni De Biasi:Nuk kujtoj me saktësi tani ndonjë. Ndoshta…

Tare:Januzaj?

Gianni De Biasi:Januzaj me siguri po, por e ksiha fshirë nga koka për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse besoj se aty kishte një problem që lidhej me babanë që sipas meje në mënyrë thuajse të paedukuar, as nuk iu përgjigj kërkesës sime për takim për të folur me të duke qenë se është ai që duhet të përcaktojë interesin e të birit. Unë mendoj se sot Januzaj mund të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Belgjika është sigurisht një skuadër e madhe.

Tare:Pas atij momenti e keni takuar më Januzajn?

Gianni De Biasi:Kurrë më. Nuk kam dëgjuar më por unë e kam ndjekur për një kohë të mirë. Kam marrë me vete edhe kryeministrin dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Nuk ka qenë e mundur të takoheshim, as për të folur, për të thënë që jo, nuk më intereson. ASnjë përgjigje.

Tare:Çfarë ndodhi me 2 vëllezërit Xhaka në Zvicër?

Gianni De Biasi:Absolutisht asgjë. Xhaka i madh ka zgjedhur të luajë për Zvicrën kohë më parë. Të njëjtën gjë kishtë bërë edhe Taulanti për të rinjtë e Zvicrës, pastaj unë e takova dhe e pyeta nëse dontë të bëhej pjesë e skuadrës sonë dhe për mua ka qenë një përfitim i madh.

Tare:Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit.

Gianni De Biasi:Është një lojtar i jashtëzakonshëm, i fortë, mua më pëlqen shumë dhe është një lojtar që ne do të na siguronte një kapërcim cilësor të madh.

Tare:U kujtuat pak vonë?

Gianni De Biasi:Ai e kishte bërë zgjedhjen për Zvicrën kur shkuam ne.

Tare:Dhe nuk mund ta tërhiqte?

Gianni De Biasi:Jo, tashmë jo. Ai mund ta tërheqë vetëm nëse zgjedhj Kosovën sepse Kosova është mëmëdheu dhe ai mund të rikthehet nëse do në Kosovë pa problem.

Tare:Kam parë në intervistat tuaja që me të drejtë keni thënë që shqiptarët kanë patur mundësinë me këtë prezencë historike le të themi, të mos flasim për fitore akoma dhe t’i mbajmë këmbët në tokë, historike sepse shqiptarët kanë qenë të ndarë, me flamuj të ndryshëm, kanë vuajtur në Ballkan. Tani më në fund kjo mundësi është dhënë. Janë dy shtete të ndryshme, dy flamuj që do të kenë kombëtaret e tyre. Mendoni se Shqipëria do të vuajë tani që lojtarët e Kosovës do të shkojnë me siguri të luajnë atje?

Gianni De Biasi:Besoj se sigurisht që Shqipëria do të duhet të humbasë diçka për sa i përket mundësisë së zgjedhjes sepse më parë mund të zgjidhje qetësisht duke parë se ata nuk njiheshin nga FIFA, mund të zgjidhnin të luanin me ne dhe për të marrë pjesë në kompeticione të rëndësishëm si ajo që do të luajmë pas pak ditësh në Francë. Sot besoj se ëhstë një zgjedhje ndërgjegje dhe një zgjedhje personale dhe nuk e di nëse ata që janë me ne sot, do të zgjedhin të kthehen prapa tek Kosova. Ata që nuk po luajnë me ne apo që luajnë pak me ne, ndoshta mund të zgjedhin të kthehen prapa.

Tare:E imagjinoni një ndeshje Shqipëri-Kosovë?

Gianni De Biasi:E imagjinoja sepse mendoja që një ndeshje që nuk mund të luhej ishte Shqipëri kundër Serbisë dhe ajo u zhvillua, kjo nëse bëhet, do të bëhet në një mënyrë më të qetë dhe më miqësore.

Tare:Ma bëtë më të lehtë pyetjen e radhës. Beogradi. Kam lexuar që keni deklaruar që keni patur frikë atë ditë në Beograd?

Gianni De Biasi:Kemi patur frikë gjatë përplasjeve, por akoma më shumë kur ishim në dhomat e zhveshjes. Vështirësia më e madhe është kur nuk e di reagimin e turmës që është jashtë kontrollit, shndërrohet në një problem të pabesueshëm. Ne pamë derën e shqyer dhe njerëzit që mund të hynin në fushë. Fatmirësisht është zgjidhur në mënyrë pozitive, nuk ishte një situatë e qetë, kishte një tension dhe një ambient shumë i shëmtuar.

Tare:Ishit përgatitur disi? E dinit për historinë dhe politikën mes dy vendeve?

Gianni De Biasi:E dija për luftën në Kosovë dhe tensionet që vazhdojnë akoma për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, jo rastësisht vazhdon akoma NATO të ndajë palët. Unë besoj se, ashtu siç e kam thënë në atë kohë, ka patur një paaftësi nga ana e UEFA, që vuri në një grup dy skuadra që para pak kohësh kishin zhvilluar një luftë dhe ka patur vrasje dhe masakra etnike të mëdha.

Tare:Por atë ditë nuk e prisnit atë që ndodhi në fushë? Them edhe për dronin,,,

Gianni De Biasi:Nuk e priste askush absolutisht. Herën e parë që e pashë mendova se ishte një telekamera.

Tare:Edhe unë mendova të njëjtën gjë.

Gianni De Biasi:Më pas pashë se ishte flamuri i varur kur droni erdhi më afër dhe prej aty shpërtheu gjithçka

Tare:Ishte një gabim?

Gianni De Biasi:Sigurisht ishte një provokim po ta gjykosh sot dhe ishte një gjest që mund të vinte në rrezik sigurinë e lojtarëve tanë.

Tare:Kush duhet të kishte përgjegjësinë për të shmangur atë incident në fushë? Serbët apo shqiptarët?

Gianni De Biasi:Fakti që vjen një flamur nga lart për mua ka një rëndësi relative. Për mua, si italian dhe gjysmë shqiptar, nuk e kam këtë rivalitet të egër kundër tyre. Për mua nuk kishte kaq tension dhe kaq problem. I uptoj arsyet por fakti që u acarua ndjenja dhe krenaria e shumë njerëzve, mund të reagohet në mënyrë tjetër, duke fishkëllyer. Por të hysh në fushë dhe të rrahësh lojtarët, mendoj se ishte zgjidhja ekstreme për t’u evituar.

Tare:Po reagimi i lojtarëve shqiptarë në fushë?

Gianni De Biasi:Ishte mbrojtja e flamurit si fillim sepse kur e mori lojtari serb këtë flamur, djemtë i shkuan për ta marrë, e morrën, e larguan, e dërguan në pankinë, dukej sikur po dërgoje në bankë një trofe të rëndësishëm, dhe ashtu ishte në fakt dhe më pas shpërthyen incidentet dhe aty mund të lindnin me të vërtetë probleme serioze.

Tare:Por edhe reagimi i lojtarëve shqiptarë kur panë flamurin ishte i njëjtë?

O Zot, për mua edhe tej limitit por ai është një faktor personale që dikush ndjen këtë lidhje me flamurin dhe shkuan atje për ta marrë dhe t’ia hiqnin nga duart atyre që ata i quanin kundërshtarë apo armiq.

Le të themi se situata ishte shumë e acaruar pas ndeshjes kur ishit në dhomat e zhveshjes por më pas, pasi shkuat në gjykatën e UEFA që i dha 3 pikët Serbisë, duke u nisur nga fakti që, në mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet, vendimi që mori Presidenti Duka dhe lojtarët nuk ishte ai i duhuri…

Gianni De Biasi:Në ç’kuptim?

Tare:Që mbase duhet të riktheheshin në fushë?

Gianni De Biasi:Absolutisht jo. Besoj se ishte një zgjedhje logjike në atë moment. Unë e kam treguar edhe në gjykatën sportive të Lozanës këtë histori.  Kur avokati i UEFAs tha: Ju refuzuat të luanit! Ne shkuam në fushë për të luajtur ndeshjet, nuk ka patur mundësi për ta luajtur ndeshjen dhe po marr një shembull. Ju shkoni në kopshtin zoologjik me fëmijën tuaj për të parë kafazin e luanit. Në një moment, vjen roja dhe thotë, dilni jashtë se ka dalë luani jashtë. Ju largoheni dhe pas pak atje jashtë, dhe roja ju thotë, hyni se luanin e futëm sërish në kafaz. Çfarë do të bëni? Do të hyni e para? Si? Unë besoj se aty kishte një situatë që në çdo moment stadiumi  ishte i papërshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje të tillë. Ai ëhstë një stadium që nuk mund të luash një ndeshje të tillë. Njerëzit hynin brenda në fushë me lehtësi. Ishte një kordon policie por që nuk i ndalonte njerëzit të hynin. Nëse do t’i ndalonte njerëzit të hynin, nuk do të ndodhnin përplasjet. Ndërsa aty ka njerëz që godasin me karrige në kokë Balajn, diçka e jashtëzakonshme për mua.

Tare:Po kërkesa për t’u rifutur në fushë, ishte e drejtë?

Gianni De Biasi:Nuk ishte e drejtë sepse kishim lojtarë të goditur, dikush në hundë, dikush tjetër në vend tjetër, kështu që nuk ishin më në të njëjtën formë fizike dhe as mendore për të luajtur një ndeshje sepse kur ti ke pësuar dhunë, dihet që nuk ke më të njëjtën deëshirë për të luajtur një lojë në të njëjtën mënyrë. Unhë besoj se ajo ishte me të vërtetë gjëja thelbësore. Kur luhet një ndeshje, të gjithë duhet të jenë në të njëjtat kushte për të luajtur. Nuk mund ne të luajmë në fushë malore dhe ata në fushë dishezë.

Tare:Po roli i arbitrit në atë ndeshje?

Gianni De Biasi:Arbitri për mua ksihte një sjellje jo në lartësinë e situatës. E çuditshme sepse është me të vërtetë një arbitër shumë ekseprt. Unë isha i bindur se ai do të mund t amenaxhonte më mirë atë situatë por nuk ndodhi kështu.

Tare:I shihni sërish këto imazhe?

Gianni De Biasi:Po i rishoh sepse është Mitrovic që tërheq poshtë flamurin, shoh që po e merr dhe më pas vijnë dy prej tanëve dhe ia heqin nga duart si për t’i thënë që na e jep se kjo është e jona, ky është simboli ynë. Më pas hyjnë të gjithë dhe është një sulm i vazhdueshëm, njerëz që s’kanë lidhje fare, njerëz të veshur si roje sigurie që rrahin lojtarët tanë. Kjo është diçka vërtetë absurde.

Tare:Kishit frikë për jetën tuaj?

Gianni De Biasi:Jo, frikë për jetën jo por kisha frikë mos ndodhte diçka e rëndë. Nuk mendoj se do na linçonin brenda në stadium por që do hynin në fushë dhe do na godisnin, kisha frikë.

Tare:Mund t’ia dedikojmë 3 pikët Ballist Morinës?

Gianni De Biasi:Jo, do të thoja se duhet t’ia dedikojmë 3 pikët drejtësisë sportive në shkallën e tretë sepse për 2 herë u penalizuam nga UEFA dhe fatmirësisht CAS i dha të drejtë sportit më në fund dhe jo dhunës.

Tare:Por UEFA nuk i dha të drejtë sportit…

Gianni De Biasi:UEFA nuk është e pagabueshme. Jo rastësisht kemi bërë ankimim në CAS dhe e fituam. Shkalla e fundit e drejtësisë sportive. Atje bëhet jurisprudencë, atje kishim të drejtë ne.

Tare:Mund të themi se UEFA dhe organizata të tjera sportive bëjnë pak politikë dhe jo vetëm sport?

Gianni De Biasi:Politika përfshin të gjithë fushat e jetës dhe sporti nuk është i ndarë nga kjo mundësi.

Tare:Pra fiton kush është më i fortë politikisht?

Gianni De Biasi:Teorikisht dua të shpresoj që jo. Por ka situata, si në rastin kur përpara se të vijë droni, ishim ne duke kryer një goditje këndi në sulm dhe na gjuajnë me gjithçka, përfshi eksplozivët. Në atë pikë hyn droni në aksion.

Tare:Që nuk kishte lidhje me kombin, është diçka e bërë në internet. Nuk ka kuptim as autoktonus, është një fjalë që nuk e përdorim por kur po launim atë goditjen e këndit, ndeshja nuk ishte në favorin tonë. Serbët po luanin më mirë?

Gianni De Biasi:Jo, absolutisht jo.  Po luanim më mirë ne. Kishim filluar jo mirë në 15 minutëshin e parë. Rrezikuam edhe të pësonim gol ndërsa përpara kësaj ndërprerje kemi patur 2 raste të mira, një me Mavrajn dhe një me Canën, mund të shkonim në avantazh. Pra, nuk kishim asnjë interes por duhet të them se ai është një gjest personal i diujt që kërkonte të dëshmonte se në stadium nuk kishte tifozë shqiptarë dhe solli flamurin.

Tare:Nuk e di nëse keni dëgjuar që ka teori konspirative që ishin serbët që e bënë këtë për të krijuar…

Gianni De Biasi:Mos t’i biem pas fjalëve të njerëzve se nuk mbarojmë kurrë.

Tare:Cila ishte ndeshja e fazës kualifikuese më emocionuese për ju?

Gianni De Biasi:Ajo kundër Danimarkës në Danimarkë. Ajo ishte kryqëzimi, rruga për biletën tonë për të shkuar në Paris apo të rrinim në shtëpi. Të humbnim atë ndeshje për ne do të thoshte t’i thonim lamtumirë ëndrrës së kualifikimit. Për mua ajo ishte ndeshja më e rëndësishme dhe vendimtare për rezultatin final.

Tare:Kur e besuat vërtetë që ia dolëm?

Gianni De Biasi:Kur ishim në rezultatin 3-0 në Armeni. Thashë se tani ia dolëm.  Deri në at6ë moment nuk kisha asnjë bindje edhe pse për fat të keq vinim nga dy humbje në minutën e 91 me Portugalinë dhe në minutat 91 dhe 93 kundër Serbisë që digjnin shumë. Dukej sikur nuk po arrinim të bënim pikët që na duheshin për të shkuar në europian. Dhe kur shkon në atë pikë, është si në tenis, që nuk arrin të mbyllësh dot pikën e fundit dhe ke frikë të mbyllësh ndeshjen.

Tare:Cili ishte frymëzimi juaj? Motivi që ju bënte të evnit përpara dhe të shpresonit se ndoshta kualifikimi do të vijë?

Gianni De Biasi:E dija që me fitoren në Armeni, mund të kalonim në klasifikim Danimarkën. Na bëri një nder të madh Portugalia që e mundi Danimarkën dhe ky ishte një aspekt pozitiv. Ne atë mbrëmje që luanim atje, kishim një pikë më pak se Danimarka dhe me 3 pikët ia dilnim të kalonim. Nëse do të përfundonim me pikë të barabarta shkonin ata. Fitorja ishte e detyruar dhe arritëm ta bënim në një mënyrë të mirë duke rigjetur entuziazmin që e filloi duke fituar në Portugali. Kështu që rigjetëm ato që ishin cilësitë tona të fillimit.

Please follow and like us: