Albspirit

Media/News/Publishing

Humb jetën ish-çiklisti i Vllaznisë, sapo ishte kthyer nga emigracioni

Aksident në Shkodër/ Humb jetën ish-çiklisti i Vllaznisë, sapo ishte kthyer nga emigracioni

Një 36-vjeçar, ish-çiklist i  Vllaznisë ka humbur jetën sot në një aksident automobilistik të ndodhur në Shkodër. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se shtetasi  Aleksandër Lazri ishte duke udhëtuar me motorçikletë, por ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës. Mësohet se Lazri 3 ditë më parë ishte kthyer nga emigracioni në shtetin italian. Policia ka mbëritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us: