Albspirit

Media/News/Publishing

Makina në greminë, gjen vdekjen 40-vjeçarja

Makina në greminë, gjen vdekjen 40-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin që lidh fshatrat Skuraj-Gallatë.

Një makinë me targë “MR 2739 A”, e drejtuar nga shtetasi Astrit Gjoka ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë, në shtratin e një përroi.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja Vera Gjoka, bashkëshortja e drejtuesit, ndërkohë që ky i fundit nuk ka marrë lëndime serioze dhe është arrestuar.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se, 39-vjeçari Gjoka nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti pa leje”.

Mësohet se bashkëshortja e Gjonit ka ndërruar jetë pas aksidentit, pasi ishte dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.

Please follow and like us: