Albspirit

Media/News/Publishing

 Thaçi takon nesër Papa Françeskun

thaciPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Selinë e Shenjtë, Vatikan, ku do të takojë nesër Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, në një audiencë private.

Gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, pas takimit me Papa Françeskun, Presidenti Thaçi do të takojë edhe Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.

Gjithashtu, Presidenti i Kosovës do të marrë pjesë edhe në drekën e shtruar nga Presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia.

Vizita në Selinë e Shenjtë do ta mbyllet me pjesëmarrjen në meshën e shenjtë, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës për nder të shenjtërimit të Nënës Tereze. /a.ke/

 

Please follow and like us: