Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri që parkon kundravajtje dhe bllokon korsinë e biçikletave

FOTO/ Ja ministri që parkon kundravajtje dhe bllokon korsinë e biçikletave

Kjo është makina e Ministrit të Transportit, Edmond Haxhinasto. Siç shihet edhe nga fotot, makina është parkuar pranë Ministrisë së Transportit, në kundërshtim me rregullat sepse në atë zonë nuk lejohet parkimi. Gjithashtu, makina e ministrit ka bllokuar korsinë e biçikletave, e cila përbën një tjetër shkelje të Kodit Rrugor.

Kjo është mënyra se si ministrat shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe japin shembullin tek qytetarët, aq më tepër kur shkelja kryhet nga Ministri i Transporteve. Në rast se në vendin e tij do të ishte një qytetar i thjeshtë, ai do të gjobitej menjëherë nga Policia Rrugore.

Ministri Edmond Haxhinasto mund të kishte parkuar disa metra më larg, në një zone ku lejohet parkimi, por ka zgjedhur një vend më pranë derës së ministrisë, ndoshta nga frika se mos dobësohet nëse ecën disa metra në këmbë.

Nuk dihet nëse Policia e Rrugore ka marrë masa nga parkimi i kundërligjshëm i makinës së ministrit, por qytetarët shprehen se ky nuk është rasti i parë që Haxhinasto parkon në këtë mënyrë./citynews

13460961_1315938425100878_1287642035_o

 

 
Please follow and like us: