Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet drejtori i Bashkisë së Kavajës, për plagosjen e kreut të FRPD 

saimir kurti

Policia ka vënë në pranga Saimir Kurtin, 44-vjeçarin që mesditën e sotme plagosi tre persona në sheshin përballë bashkisë së Kavajës.

Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë është vënë në pranga sepse rreth orës 10:30 të ditës së sotme, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka pasur një konflikt midis tij me shtetasit E. K. dhe djali i tij K. K.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta (bllokim rrugëkalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar tek lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit.

Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me E. K. fillimisht e më pas edhe me djalin e këtij të fundit K. K. Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari  Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar të sipërcituarve, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.

Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti  i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta  shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë.

Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti. Një armë zjarri pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë dhe një gëzhoja e kalibrit 9 mm

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në  tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”.

Please follow and like us: