Albspirit

Media/News/Publishing

Si të zgjidhim problemin Erdogan?

John Hannah

Hjuston, kemi një problem. Një problem shumë serioz. Ngadalë, por në mënyrë të pashmangshme, Turqia i është drejtuar një shkëmbi. Shenjat paralajmëruese janë tejet të zymta. Despotizëm. Terrorizëm. Luftë civile. Në horizont kanë nisur të shfaqen qartë skenarë të tillë “shtet i dështuar” dhe “copëzim i detyruar”. Kjo ditë mund të jetë e afërt në çastin kur politikbërësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumica e të cilëve nuk do të preferonin një gjë të tillë, në fund do të jenë të detyruar të ballafaqohen me pyetjen: Çfarë duhet bërë me një aleat të NATO-s, që është vërtetë shumë keq?

Dëshpërimi i Turqisë, tatëpjeta qartësisht e pakthyeshme drejt pushtetit absolut të një njeriu të vetëm, vazhdon intensivisht dhe madje mund të përshpejtohet edhe më shumë në të ardhmen. Pesë javë më parë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan urdhëroi dorëheqjen e kryeministrit, Ahmet Davutoglu, i cili gjashtë muaj para dorëheqjes së tij udhëhoqi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) drejt një fitoreje të madhe elektorale, duke siguruar rreth 50 për qind të votave dhe një shumicë të cilësuar parlamentare.

Pra, cila ishte shkelja që kishte bërë Davutoglu? Çfarë krimi kishte kryer që të justifikonte deklaratën e shkarkimit dhe poshtërimin e tij? Asgjë, me sa duket kishte kryer mëkatin e të qënurit jo aq sa duhet servil ndaj Erdoganit. Ashtu sikundër është shprehur me të drejtë kolegu im i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, Aykan Erdemir, pajtueshmëria deri në skllav e Davutoglus për gati dy vjet, me rreth 90 për qind të axhendës së Erdoganit tashmë thjesht nuk mjafton. Tashmë, vetëm një nënshtrim total në masën 100 për qind ndaj Sulltanit të ri konsiderohet e pranueshme.

Ajo që dukej më e patolerueshme për Erdoganin ishte pikërisht entuziazmi jo i përshtatshëm i Davutoglus ndaj dëshirës monomaniakale të presidentit për hartimin e një kushtetute të re, e cila do ta çonte shoqërinë drejt rrezikut të polarizimit të skajshëm – një kushtetutë që do të shkërmoqte sistemin parlamentar të Turqisë në favor të një presidence me fuqi ekzekutive, ose më saktë, të një presidence perandorake. Ky rol i ri do të legjitimonte “ex post facto” konsolidimin e pushtetit absolut të Erdoganit dhe sulmeve të tij sistematike, disa vjeçare, ekstra-kushtetuese ndaj pothuajse çdo insitutucioni të rëndësishëm publik dhe privat në vend – ndaj ushtrisë, gjyqësorit, medias, biznesit privat, shoqërisë civile – e cila mund të shërbente për të kontrolluar impulset e tij totalitare.

Në vend të Davutoglu-së, Erdogani urdhëroi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim që të caktonte pasardhësin e tij, të zgjedhur me kujdes nga vetë ai. Për një parti në pushtet që ka dominuar instancat më të larta shtetërore të një kombi të madh për gati 15 vite, me të drejtë mund të prisnit që një vendim i tillë t’i hapte rrugën një sërë diskutimesh, debatesh, madje dhe një konkurrence ndërmjet politikanëve ambiciozë me një karrierë të gjatë politike dhe arritje të pavarura personale dhe vizionet e tyre për të ardhmen e Turqisë.

Do ta kishit gabim. Në vend të kësaj, urdhëri erdhi nga pallati me një mijë dhoma i Erdoganit që një Binali Yildirim – dhe vetëm Yildirim – do të zëvendësonte Davutoglu si udhëheqës të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe për rrjedhojë do të ishte kryeministri i ri i Turqisë. Yildirim për dekada me rradhë ka qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Erdoganit, një besnik absolut i bindur për të bërë ofertat e tij. Me një shfaqje të disiplinës partiake, që do të bënte krenar edhe Leninin, më shumë se 1400 delegatë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të imponuar përshëndetën menjëherë, i thuren lavde dhe iu binden ‘shefit’ të tyre të madh Erdoganit, dhe votuan unanimisht konfirmimin e kandidatit të caktuar.

Nga ana e tij, Yildirim kreu detyrën dhe bëri të qartë se ai do të jetë pak më shumë se një zero për ambiciet e pushtetit të Erdogan. “Zoti President, u zotua ai, ju premtojmë se pasioni juaj do të jetë pasioni ynë, kauza juaj do të jetë kauza jonë, rruga e Juaj do të jetë rruga jonë”. Nuk mbetet asnjë dyshim në lidhje me prioritetet e tij, Yildirim përveç kësaj deklaroi se: “Misioni më i rëndësishëm që ne kemi, është pikërisht legalizimi i situatës de facto… për të ndryshuar kushtetutën. Kushtetuta e re do të jetë e bazuar në sistemin e një ekzekutivi presidencial”.

Yildirim po ashtu theksoi se ai do të mbështesë pa asnjë ekuivok fatkeqësinë tjetër të Erdoganit, një luftë të hapur të Turqisë kundër Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK). Dhjetë muaj pas rindezjes të një konflikti të ri në të gjitha qytetet dhe fshatrat me shumicë kurde në juglindje të vendit, pasojat rezultojnë të jenë shumë herë më shkatërruese dhe kanë tejkaluar në përmasa dhe ditët më të këqija të kryengritës së PKK-së në vitet 1990. Ndryshe nga e kaluara, qendra e gravitetit të raundit më të fundit të luftimeve ka qenë e përqëndruar në zona urbane dhe jo në zonat malore, duke shkaktuar më shumë dëme në rradhët e popullsisë civile të prekura nga luftimet. Më shumë se asnjë herë tjetër, konflikti i Turqisë me PKK-në rrezikon të shndërrohet në një konflikt më të përgjithshëm turko-kurd, diçka që fillon të ngjajë më shumë me një luftë civile se sa një fushatë të kufizuar kundër terrorizmit.

Premtimi i armëpushimit me PKK-në nga Erdogan në vitin 2013 tashmë prej kohës mund të quhet i vdekur, dhe u hoq dorë prej tij në momentin kur u bë e qartë se mobilizimi i ndjenjave nacionaliste kundër terrorizmit kurd, i mundësonin atij një zgjidhje më të besueshme për avancimin e ambicieve të tij despotike, se ndjekja e një procesi të paqartë paqeje. Por, çmimi afatgjatë, të cilin Turqia mund të paguajë për përfitimet afatshkurtra personale të Erdoganit, mund të jetë shumë më i lartë – jo vetëm në jetë të humbura njerëzish dhe prona të shkatërruar, por në një brez të tërë të kurdëve në të gjithë juglindjen e vendit, të cilët gjithnjë e më shumë po ushqehen dhe rriten me ndjenja radikale dhe të bindur se ata nuk kanë më një të ardhme si pjesë e shtetit turk.

Rreziku është akoma më i madh, nëse analizojmë tendencat demografike të Turqisë. Kurdët tashmë përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së vendit. Por, kurdët etnikë sot vlerësohen të kenë një shkallë të lindshmërisë që mund të jetë dy herë më e lartë sa ajo të turqve etnikë.

Erdogan ka vite që është i fiksuar pas këtyre të dhënave, dhe në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar se Turqia po përballet me një bombë demografike me sahat; në fakt, vetëm javën e kaluar, ai kritikoi ashpër gratë turke për përdorimin e kontraceptivëve. Por, të gjitha këto deklarata dhe thirrje të tij kanë rezultuar pa sukses. Sipas disa parashikimeve, kjo mund të thotë se brenda një brezi, më shumë se gjysma e popullsisë në moshë ushtarake të Turqisë do të vijnë nga familjet kurdisht-folëse. Për aq sa politikat e Erdoganit sot punojnë në maksimum për të nxitur zjarrin e mërive etnike dhe nacionalizmin kurd, ai në të vërtetë mund të jetë duke dënuar me vdekje qëndrueshmërinë afatgjate gjeografike të Turqisë. ‘Fantazma’ e shkëputjes së pjesës juglindore të vendit është pothuajse e sigurtë që po merr përmasa të mëdha.

Ky kërcënim, sigurisht, është përkeqësuar në masë të madhe nga lufta civile në Sirinë fqinje, dhe shfaqjen e një subjekti kurd vetëqeverisës në kufirin jugor të Turqisë – i cili dominohet nga një grup sirian që kanë lidhje me PKK-në, Partia Bashkimit Demokratik (PYD), dhe milicia e saj, Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Para dy vitesh, Erdogani mund të ketë kërkuar për të korruptuar PYD me një strategji më të gjerë për të ndikuar, formësuar, dhe së fundmi për të zbutur zgjimin e rajonit të gjerë kurd dhe për ta vendosur nën ombrellën e Turqisë, në përputhje me shtrirjen e tij të suksesshme në Kurdistanin e Irakut dhe proçesin e paqes PKK. Në vend të kësaj, Erdogani zgjodhi që të luajë me fuqizimin e kurdëve të Sirisë si një kërcënim i rrëzikshëm që duhej asgjësuar – edhe nëse kjo do të thoshte të kënaqnin të gjithë rrymat e xhihadistëve suni, përfshirë dhe Shtetit Islamik.

Është e kotë të themi, që politika ka qenë një katastrofë strategjike për Turqinë. Gadishmëria e dukshme e Erdoganit në fund të vitit 2014 për të lejuar Shtetin Islamik që të masakronin civilët kurdë në qytetin sirian të Kobanit, ka armiqësuar miliona kurdë të Turqisë. Ajo gjithashtu çoi në një prishje të rëndë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Amerika ndërhyri, mbi kundërshtimet e Erdoganit, për të ndihmuar YPG që të mbronte Kobanin dhe t’i shkaktonte humbje të mëdha Shtetin Islamik. Që kur, bashkëpunimi ushtarak së SHBA me YPG është thelluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që ky grup është partneri më efektiv dhe më i besueshëm i Uashingtonit në terren, në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Sukseset e tij, si në fushën e betejës dhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht protestave të çjerrura dhe gjithnjë në rritje të Erdoganit, përkundrazi kanë nxitur në mënyrë të pashmangshme ambiciet kurde në të dyja anët e kufirit turko-sirian.

Ndërkohë, arritjet shumë të vogla të Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik, tashmë janë shndërruar në një kërcënim real për vendin. Ndërsa gjatë vitit të fundit Turqia është përballur me presionin ndërkombëtar në rritje për një mbështetje të plotë të koalicionit në luftën kundër Shtetit Islamik, duke mbyllur të gjitha rrugët dhe mundësitë jetime të grupit, Shteti Islamik ka goditur sërish me hakmarrje, dhe ka nisur një varg konstant sulmesh masive dhe me shumë viktima në qytetet e Turqisë. Këto sulme mizore janë shfaqur krahas disa shpërthimeve të tjera terroriste të kryera nga një degë militante të PKK-së pas rifillimit të luftimeve në juglindje të vendit. Të dy qytetet kryesore, Stambolli dhe Ankaraja deri më tani janë goditur shumë herë nga sulmet terroriste. Frekuenca e sulmeve, si dhe numri i të vdekurve, janë në rritje të shpejtë. Përmasat në rritje të rrezikut dhe paqëndrueshmëria në shumë fronte, ka një ndikim shkatërrues në industrinë vitale të turizmit në Turqi, duke kërcënuar dëmtimin e mëtejshëm të një ekonomie gjithnjë e më të lëkundur.

Katalogu i trajektores në rënie të Turqisë nuk ndalet këtu. Erdogan, kohët e fundit me anë të një ligji të posaçëm ka detyruar se do të heqë imunitetin e deputetëve të parlamentit, me qëllimin kryesor për të ndjekur penalisht anëtarët pro-kurdë të Partisë Demokratike Popullore, ose HDP, për lidhjet e tyre të dyshuara me PKK. Ata mund t’i bashkohen në tjetër liste në rritje, e cila përfshin gazetarë, akademikë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët janë akuzuar për mbështetjen e terrorizmit duke ngritur pikëpyetje në lidhje me politikat e ndjekura nga Turqia ndaj kurdëve dhe në luftën e Sirisë. Edhe më Orwelliane: gati 2.000 njerëz janë akuzuar për veprën penale të fyerjes së Erdoganit. Le ta harrojmë për një moment.

Dhe pastaj duhet të merrni në konsideratë dhe spektaklin që bëri gjatë udhëtimit të muajit mars në Uashington, kur lëshoi banditët e eskortës së tij të sigurisë që të sulmojnë demostruesit paqësore në rrugët e Uashingtonit, të cilët ishin mbledhur për të protestuar ndaj fjalimit që po mbante. Përveç kësaj, të njëjtët leshko u përpoqën që të nxirrnin jashtë me forcë nga salla gazetarët turq të ftuar, të cilët njiheshin si kritikë të Erdoganit. Është vërtetë e pazakontë dhe e paimagjinueshme, dhe kur e mendon një gjë të tillë: arroganca e një udhëheqësi të huaj, i cili nuk mendonte asgjë tjetër veç përpjekjeve për zgjerimin e shtrirjes së despotizmit të tij në zemrën e demokracisë më të madhe në botë dhe mbrojtësit të fjalës së lirë. Mendoni se ishte një shenjë paralajmëruese?

Drejtpërdrejtë kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Rezultatet jo dhe aq të kënaqshme në luftën kundër Shtetit Islamik, janë shoqëruar me një mbështetje edhe më aktive për grupet e tjera sunite xhihadiste që luftojnë në Siri, përfshirë edhe degën lokale të Al Kaedës, Jabhat al-Nusra. Ndërkohë, një pjesë e vogël e operativëve nga grupi terrorist palestinez Hamas gëzojnë strehim të sigurtë në Stamboll. Dhe Erdogan ka qenë i pacipë në kërcënimet e tij për të manipuluar fluksin e refugjatëve jashtë Turqisë si një armë kërcënimi ndaj Bashkimit Europian, duke kërkuar përfitime që fillojnë që nga ndihma të mëdha financiare deri të liberalizimi i vizave për turqit. “Ne mund t’i hapim portat me Greqinë dhe Bullgarinë çdo moment dhe të hipim refugjatët në autobusë”, paralajmëroi Erdogani zyrtarët e Bashkimit Europian në fund të vitit 2015. “Ne mund t’u themi [evropianve]: “Më vjen keq, ne do t’u hapim dyert dhe do t’u themi lamtumirë emigrantëve’”. Në një konferencë me dyer të mbyllura me ligjvënësit amerikanë janarin e kaluar, mbreti i Jordanisë Abdullah II tha se Erdogan “beson në një zgjidhje radikale islamike të problemeve në rajon” dhe “fakti që terroristët po shkojnë nëEvropë është pjesë e politikës turke”.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë vigjilenë ndaj katastrofës së dukshme të Turqisë së Erdoganit. Verën e kaluar, një vit pasi Shteti Islamik deklaroi Kalifatin e tij në Irak dhe Siri, Obama në një konferencë për shtyp tha se mijëra luftëtarë të huaj depërtonin në rajon nëpërmjet Turqisë. Duke në këtë mënyrë pranuar që jo çdo xhihadist i infiltruar mund të ndalohet, Obama tha se “shumë prej tyre janë të parandalueshëm – nëse ne do të kemi njëbashkëpunim më të mirë, koordinim më të mirë, inteligjencë mëtë mirë, dhe në qoftë se ne monitorojmë në mënyrë më efikase çdo gjë që ndodh në kufirin turko-sirian“. Pse një aleat i NATO-s për më shumë se gjashtë dekada ende nuk e ka siguruar këtë mbështetje thelbësore të përpjekjeve dhe luftës sëudhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe barra iu la të tjerëve. Ndërkohë, Obama nënvizoi se, “Kjo është një fushë ku ne kemi kërkuar vazhdimisht bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet zyrtare turke dhe ky është një problem, por nuk kanë rritur plotësisht kapacitetin për të cilin ata kanë nevojë. Dhe kjo është diçka që mendoj se duhet të përqëndrohemi më shumë”.

Vlerësimi i Obamës për Erdoganin ishte shumë i drejtpërdrejtë në një intervistë të gjatë të publikuar në revistën Atlantik dy muaj më parë. Intervistuesi, Jeffrey Goldberg, shkroi, “Obama pranoi se ai fillimisht e shikonte Erdoganin, gabimisht, si një udhëheqës mysliman të moderuar që do të kapërcyer hendekun në mes të Lindjes dhe Perëndimit – por Obama tani e konsideron atë një dështim dhe një autoritar, një përson që refuzon të përdorë ushtrinë e tij të madhe për të sjellë stabilitet në Siri”.

Sigurisht që Presidenti ka të drejtë, për aq sa mund të thoshte. Erdogani është një dështim. Por, ai është gjithashtu një kërcënim në rritje për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Politikat e tij rrezikojnë seriozisht mirëqenien dhe stabilitetin e Turqisë, një anëtare e rëndësishme dhe jetime e NATO-s. Por, ata gjithashtu po ndezin vatrat e ekstremizmit e terrorizmit përtej kufijve të Turqisë – në Siri dhe sigurisht në Lindjen e Mesme, por më së shumti në Evropë. Një vend, i cili supozohej të ishte një mburojë e besueshme për sigurinë dhe stabilitetin në krahun jugor të NATO-s, me shpejtësi po shndërrohet në një burim të madh rreziku për vlerat demokratike të aleancës, dhe më e rëndësishmja, interesat e saj.

Ajo çfarë, mund të bëhet në lidhje me të është, si gjithmonë, një propozim shumë më sfidues. Duke pasur parasysh dominimin absolut të Erdoganit në politikën turke, atëherë ai është problem kryesor. Ai duhet të dalë nga skena, ose të fillojë të veproj në një mënyrë më të përmbajtur, duhet të ndryshojë shumë për mirë. Por, asnjëri prej këtyre skenarëve nuk duket i mundshëm. Për vite me rradhë, njerëzit kanë spekuluar se disa prej udhëheqësve më të përgjegjshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në fund fare do të kenë kurajon të thonë mjaft, të ndajnë partinë, dhe të krijojë një opozitë të vërtetë serioze të qendrës së djathtë dhe t’i bllokojnë rrugën autoritarizmit të pandalshëm të Erdoganit. Por, njëri pas tjetri, që nga ish-Presidenti, Abdullah Gyl, deri tek ish-zëvendëskryeministri, Bulent Arinç dhe vetë Ahmet Davutoglu, të tre figura me një staturëderi diku të politikanëve të pavarur, janëfrenuar dhe poshtëruar nga Erdogan, duke i penguar që të shpëtojnë Turqinë nga ekseset e tij në rritje dhe mizore.

Janë dhe disa zhvillime të tjera të vogla – pa dyshim, ngjarje me një probabilitet të vogël, mjelmat e zeza të vërteta – që mund ndikojnë në një kthesë të papritur në planet e Erdoganit. Shpërthimi i një lëvizjeje dhe një proteste masive, si ajo që tronditi qeverinë e Erdoganit në vitin 2013 në Gezi Park, në të cilën morën pjesë miliona qytetarëve, të protestuan paqësisht në rrugë për një periudhë të gjatë kohore, dhe teorikisht mund t’i ndalin hovin vrullit të tij për një presidencë perandorake.

Disa ndërhyrje ushtarake, po ashtu nuk mund të përjashtohen kategorikisht – sidomos nëse shoqërohet me një kundërshtim të gjerë popullor kundër despotizmit në rritje të Erdoganit dhe mospërfilljes së kushtetutës ekzistuese të Turqisë. Me një zgjuarsi përmes çështjeve gjyqësore të sajuara kundër oficerëve të ushtrisë turke në fillim të pushtetit të tij, Erdogan ia ka dalë mbanë që të neutralizojë ushtrinë nga çdo instikt i mundshëm dhe të mos ketë mundësi të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e vendit. Por, disa analisë së fundmi kanë dyshim për një vlerësim të tillë. Ata nënvizojnë se duke filluar që nga viti 2014, dhe sidomos që nga rifillimi i luftës frontale kundër PKK-së, Erdogan gjithnjë ka mbështetur një aleancë taktike me ushtrinë për të përballuar disa nga kundërshtarët e tyre të përbashkët të brendshëm, pashmangshmërisht duke ringjallur fuqinë e ushtrisë, rimëkëmbjen e saj, dhe ndoshta ambiciet e saj. A duhet që situata e Turqisë të vazhdojë të përkeqësohet, teoria shkon – rritja e terrorizmit, konfliktet politike dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me partnerët tradicionalë perëndimorë, për shembull – nuk është e pamendueshme që ushtria do të kthehet kundër Erdoganit, si një mënyrë për të “shpëtuar” Turqinë nga rruga e një diktatureislamike dhe dështimi i shtetit.

Një tjetër mundësi qëështë shumë larg radarit: rishfaqje e skandalit të madh tëkorrupsionit që implikon Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe madje edhe vetë Erdoganin, skandal i bërë publik në dhjetor të vitit 2013. Erdogani mbylli çështjet gjyqësore kundër tij, familjes së tij, dhe disa prej miqve të tyre më të afërt të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe ato u zhdukën në vitin 2014 me mjete që arritën të përmbysnin pothuajse të gjithë sistemin turk të drejtësisë – një gjë vërtetë e neveritshme dhe një parodi e vërtetë kundër shtetit ligjor. Mijëra prokurorë, gjyqtarë dhe policë të përfshirë në hetimin dhe nxjerjen në dritë të këtij skandali, u spastruar menjëherë dhe u zëvendësuan nga besnikët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Mirupafshim, skandali i korrupsionit! Përshëndetje, Presidenca perandorake!

Ose ndoshta, thjesht ndoshta, jo. Në një kthesë të çuditshme, biznesmeni turko-iranian në qendër të skandalit të korrupsionit, Reza Zarrab, u arrestua para tre muajsh, ndërsa po përpiqej që të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pushime familjare në Disney World. Prokurori amerikan për distriktin jugor të Nju Jorkut, Preet Bharara, do qëZarrab të ndiqet penalisht për rolin e tij në një skemë masive shmangien e sanksioneve ndaj Iranit – një skemë në të cilën Turqia dhe zyrtarët turq thuhet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këmbim të dhjetra miliona dollarë ryshfete të paguara nga Zarrab.

Duket se z. Bharara do ta kufizojë rastin në fjalë vetëm për evazion ndaj sanksioneve dhe Iranin. Por, çfarë mund të ndodhë nëse ai vendos që të zgjerojë subjektin e kësaj çështjeje dhe të përfshijë dhe aktivitetin e Zarrab në Turqi? Është interesante, në një seancë paraprake, informacioni i ofruar gjykatës nga Bharara përfshin dhe të dhëna të detajuara nga hetimi i korrupsionit në Turqi, dhe raporti përmend dhe pagesat që Zarrab dyshohet se ka bërë për ministrat e qeverisë së Erdogan (asokohe kryeministër i Turqisë), si dhe një bamirësi të kryesuar nga gruaja e Erdoganit. Ndoshta, mund të ekzistojë mundësia që për të shpëtuar lëkurën e tij, Zarrab mund të pranojë që të flasë për të fshehtat dhe të ofrojë informacione në lidhje me implikimin e politikanëve të nivele të lartë tëqeverisë turke në minimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe thyrjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit. Në fakt, askush nuk mund të parashikojë se çfarë ndikimin mund të ketë në fatin e politikëssë Erdoganit në Turqi publikimi i një ‘bombe’ të tillë nga gjyqësori amerikan. Fakti që brenda pak ditë pas arrestimit të Zarrab, ndjekësit e Bharara nëTwitter njohën një bum të vërtetë, duke arritur në disa mijërave vetë, ose më saktë në mbi 200 mijë ndjekës të rinj, kryesisht turq, është një tregues se shumë shtetas turq besojnë se ndikimi i drejtësisë amerikane mund të jetë i konsiderueshëm.

Përtej Zarrab, çfarë politike duhet të ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Erdogan? Është vërtetë shumë e rëndomtë që Erdogan është një mjeshtër në manipulimin e kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në favor të tij, duke rritur kritikat dhe sulmet kundër perëndimit, të cilat i ka shndërruar në pjesë kryesore  të librit të strategjive të tij për mbijetesë politike. E thënë ndryshe, Erdogani e di se ekziston një përshtypje e qëndrueshme ,se ai po përkeqëson marrëdhëniet e tij me aleatin më të fuqishëm të Turqisë, mund të jetë e rrezikshme në shtëpi – veçanërisht në dritën e fakteve se politikat e tij tashmë kanë shkaktuar tensionet të mëdha në lidhjet e Turqisë me pjesën më të madhe të fqinjëve të saj, shumë vende të Evropës, dhe në veçanti me Rusinë, në saje të rrëzimit nga Turqia të një avioni rus mbi hapësirën ajrore siriane nëntorin e kaluar.

Prandaj, Uashingtoni nuk duhet të ngurojë që të flasë hapur kur Erdogani ndërmerr veprime që kërcënojnë interesat tona në trajektoren e Turqisë, si në shtëpinë e saj dhe jashtë kufijve të saj. Populli turk nuk duhet të shqetësohet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sulmet e vazhdueshme të Erdoganit ndaj demokracisë në Turqi, sulmet ndaj fjalës së lirë, dhe sulmet ndaj shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Ata duhet të jenë të qartë në lidhje me shqetësimet e SHBA-ve, se lufta e Erdoganit kundër PKK, nuk fitohet ushtarakisht, dhe se sa më shpejt që të rivihet në jetë projekti i paqes me kurdët, aq më të mëdha janë gjasat që Turqia të shmangë një copëtim të territorit të saj. Ata duhet ta dinë se jemi të vetëdijshëm dhe në dijeni të flirtimit të rrezikshëm të Erdoganit me xhihadizmin sunit, në Siri dhe në vende të tjera, dhe se jemi kategorikisht kundra. Dhe ata nuk duhet të kenë asnjë dyshim se çdo përpjekje e Erdoganit për të përdorur tragjedinë e refugjatëve për të minuar dhe destabilizuar aleatët tanë europianë, është e papranueshme.

Nuk duhet mohuar fakti se, administrata e Presidentit Obama është duke bërë më shumë kohët e fundit. Kjo ka qenë evidente në kritikat e presidentit për orvatjet e Turqisë kundër luftëtarëve të huaj dhe përkufizimi aspak pozitiv i Erdoganit i bërë publik në intervistën dhënë revistës “Atlantic”. Në raste të tjera: Kur Erdogani mori pjesë në një samit bërthamor të organizuar në Uashington në muajin mars, insistimi i tij për një takim zyrtar në Shtëpinë e Bardhë me Obamën është refuzuar nga ky i fundit, një mospërfillje e supozuar dhe shumë domëthënëse brenda Turqisë. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit shprehu shqetësimin se presioni i Erdoganit për të hequr imunitetin parlamentar përbën një kërcënim të hapur për fjalën e lirë në Turqi. Por, ndoshta i një rëndësie më të madhe ka qenëvullneti i vazhdueshëm i administratës për të shmangur vajtimet e vazhdueshme të Erdoganit për zgjerimin e marrëdhënieve ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me trupat e YPG në Siri.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të konsiderojnë seriozisht një lëvizje më të madhe: të gjejnë një zgjidhje alternative të përshtatshme për bazën ushtarake të Incirlikut, bazën e forcave ajrore turke, e cila është shumë e rëndësishme për operacionet ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s në Irak-Siri, sot dhe në vitet e mëparshme. Mbështetja e Amerikës në bazën ajrore të Incirlikut padyshim që ka rritur hezitimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbajnë një qëndrim më të ashpër për çështjen e politikave më shkatërruese të ndjekura nga Erdogani, dhe të rrisin presionin ndaj tij. Në fakt, pavarësisht kërkesave urgjente të SHBA, Erdogani thjesht vetëm sa ka lejuar avionët amerikanë që të fluturojnë nga baza ajrore e Incirlik vitin e fundit në luftën kundër Shtetit Islamik, dhe vetëm në lidhje me vendimin e tij të diskutueshëm për të rinisur luftën e Turqisë kundër PKK-së. Dhe ndërsa administrata e Presidentit Obama është treguar e gatshme për të miratuar kërkesat e Erdoganit për ndërprerjen e lidhjeve me YPG, shqetësimet në lidhje me rrezikun e qasjes së SHBA-ve në Incirlik, pothuajse me siguri të plotë kanë kufizuar shkallën e bashkëpunimit të SHBA-ve me kurdët e Sirisë, duke penguar shpejtësinë dhe efektivitetin e fushatës ushtarake kundër Shtetit Islamik.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikër për të studiuar mundësinë e alternativa të tjera për Incirlik-un do të ishte një goditje e rëndë për kthesën e Erdoganit, një paralajmërim i qartë se Uashingtoni nuk do të lejojë që interesat e tyre të jenë peng i politikave të tij të rrezikshme për në pafundësi dhe do të jenë të përgatitur për të mbrojtur interesat dhe përfitimet e saj në favor të partnerëve më të besueshëm dhe më të gatshëm. Kurdistani i Irakut, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Jordania, mund të kryesojnë listën.

Problemi i Turqisë së Erdoganit, është ndërtuar për vite me rradhë. Dhe për vite, zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të shmangin një marrëveshje me të, duke shpresuar përtej shpresës se problemi nuk ishte keq sa ata kishin frikë, apo se ajo mund në njëfarë mënyre të zgjidhej vetë, duke mos kursyer atyre nevojën për t’u përballur me vendime të vështira në lidhje me një aleat të vjetër dhe historic, dhe që ndodh që shtrihet në një pjesë të territorit më të rëndësishëm gjeo-strategjik në tokë. Por, maturia nuk ndërhyn fare që të na kursejë. Përkundrazi, problemi i Erdoganit është në përkeqësim të vazhdueshëm, duke shtrirë metastazat e tij, dhe duke krijuar rreziqe shumë më të mëdha për interesat e SHBA-ve. Herët ose vonë, dita e llogarisë do të vijë. Shtetet e Bashkuara duhet të fillojnë të përgatiten që tani për zbutjen e dëmit.

 

“Foreign Policy

Please follow and like us: