Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, plagoset me kaçavidë një efektiv policie dhe i grabitet arma

Një efektiv policie është qëlluar me një kaçavidë mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30 në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Lajmin e jep News24 ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia. Sipas të njëjtave burime efektivi i policisë quhet Alban ndërsa nuk jepen të tjera të dhëna. Polici ka tentuar të nxjerrë armën që e mbante në çantë, por autorët ia kanë marrë armën dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Please follow and like us: