Albspirit

Media/News/Publishing

Si u arrestua vrasësi i dyshuar i biznesmenit në Durrës, ndjekje me makina nga policia 

\

leonard murataj

(FOTO: Viktima Bedri Haka, me precedent të mëparshëm penal)

Bedri Haka 22 vjeç nga Kruja u arrestua nga policia e Durrësit si vrasësi i dyshuar i biznesmenit Leonard Muarataj në nëntor të vitit 2014.

Haka u kap në Nikël të Krujës pas një ndjekje me makina nga policia. Ai ka qenë në automjet së bashku me dy persona të tjerë. Policia i bëri shenjë të ndalonte për kontroll, por 22-vjeçari nuk iu bind efektivëve duke mos i ndaluar postbllokut.

Menjëherë në ndjekje të tij u vendosën shërbimet e përforcuara të policisë, duke ndjekur për më shumë se 1 km të riun. Ai ndaloi automjetin dhe u prangos nga uniformat blu.

Të gjithë u shoqëruan në komisariat, ndërsa pas verifikimit, dy personat që ishin në makinë me Bedri Hakën u lanë të lirë. 22-vjeçari mendohet se është vrasës me pagesë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar porositësin.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Bedri Hakën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj.

Please follow and like us: