Albspirit

Media/News/Publishing

Trump dhe pengesat për emërimin e tij


Donald Trump, kandidati i pritshëm presidencial i Partisë Republikane thotë se disa republikanë po përpiqen ta pengojnë emërimin e tij zyrtar në Kuvendin e Partisë në korrik. Disa delegatë për në Kuvend nga shteti i Ohajos thonë se duan t’i ndryshojnë rregullat e partisë, për të bërë të mundur që të votohet për një person tjetër dhe jo për miliarderin Trump si kandidati republikan për president. Donald Trump ka dalë i pari mes 16 kandidatëve të tjerë republikanë në zgjedhjet partiake të zhvilluara muajt e fundit, duke siguruar shumicën e numrit të delegatëve për në kuvendin e partisë, në korrik. Por kundërshtarët e tij thonë se ai nuk përfaqëson qëndrimet tradicionale konservatore të Partisë Republikane dhe se komentete e tij për myslimanët, gratë dhe meksikanët e bëjnë të pamundur pranimin e tij si i emëruari i partisë për kandidat presidencial. Kritikët e zotit Trump, po ashtu japin një tjetër argument kundër tij, duke thënë se anketat kombëtare tregojnë se kandidatja demokrate, ish sekretarja e Shtetit Hillary Clitnon kryeson garën me të 5 muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

Please follow and like us: