Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump braktiset nga menaxheri i fushatës

trump 1

Menaxheri i Fushatës së kandidatit Republikan për President, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen.

trump

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e fushatës së Trump, e cila ka thënë: “Corey Lewandowski nuk do të punojë më për fushatën dhe ekipi është mirënjohës ndaj tij për punën dhe përkushtimin”.

Edhe pse shkaqet e dorëheqjes së tij nuk janë ende të ditura, gazeta “The New York Times” ka hedhur dyshimet se politika e tij mbi emigracionin dhe kundërshtimet me tonin e lartë dhe të “çjerrët të zërit”, kanë sjellë edhe largimin e Corey Lewandowski.

Ky dyshim ka ardhur pas reagimit te Trump mbi vrasjen masive në Orlando, ku ai ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë muslimanët të hyjnë në këtë vend”.  Donald Trump sipas BBC, po “vuan” në votimet politike të kohëve të fundit, pasi shumica e votuesve po e shohin atë si “forcë të pafavorshme” për SHBA.

Please follow and like us: