Albspirit

Media/News/Publishing

ASGJE NUK SJELL DJEGIA E MANDATEVE TE DEPUTETEVE

1 Lek Mirakaj

REAGIM NDAJ OPINIONIT TË ILIR LEVONJËS BOTUAR NE DIELLI/

OPINION NGA LEK MIRAKAJ/

Në të tërë analizën,për vagonat e vjetër, për dualitetin e krijuar nga mungesa e kryetarit të P.D.në Parlament,për nevojën e përtëritjes së P.D.si në organizim dhe në krijimin e hapsirës për intelektualët e rinj dhe idetë e tyre, jam plotësisht dakord me Ilirin në Opinionin e tij për djegjen e madateve të deputetëve, botuar në Dielli online.Nuk ndaj të njëjtin mendim për idenë e djegjes së mandateve.Aresyet janë të thjeshta.E para ,nëse demokratët do të djegin mandatet nuk do të thotë se do ketë zgjedhje të parakohëshme,në 96 socialistët i dogjën mandatet po P.D. qeverisi pa pjesmarjen e socialistve dhe mos të kishin ndikuar rrethana krejt të jashtëzakoneshme do e kishin mbyllur mandatin,pa u turbulluar fare.E bojkotuan socialistët Parlamentin ,po nuk u bënë zgjedhje të parakohëshme,e bojkotuan demokratët parlamentin për reformën teritoriale dhe patëm atë pseudo reformë që i jep avantazhe të dukshme socialistëve që e votuan reformën pa demokratët dhe çfar ndodhi,mbas tërë atyre përbetimeve se nuk e pranojnë reformën,demokratët shkuan në zgjedhje duke e dijtur se që në nisje socialistët kishin avantazhe.Po ajo më kryesorja është se P.D.nuk e ka marrë veten nga dy humbje të thella dhe të njëpasnjëshme dhe një humbje e tretë që është shumë e mundëshme ,në rast të zgjedhjeve të parakoheshme,do ishte e papërballueshme për P.D..Një aresye që duhet ti bëjë të mendohen mirë demokratët është fakti,se jo të gjithë deputetët janë të gatshëm t’i djegin mandatet. Aresyeja është e thjeshtë,shumica e tyre e dinë se nuk do jenë në listën e ëmerimit si të punësuar në karrigen e deputetit në legjislaturën tjetër.Për ti bërë të devotshëm që të ndjekin kryetarin në këtë vendim drastik,ku shumica humbasin punën e privelegjuar,e vetmja menyrë që të binden është nëse atyre i premtohet riemërimi(nuk mund të thuash se do jenë të zgjedhur nga elektorati)përsëri në karrigen e gjoja deputetit.Në këtë rast ideja e Ilirit se me djegjen e mandateve do pastrohet parlamenti ,barazohet me zero.Me xhaketa të vjetra apo xhaketa të kthyera(Islami ,Dogjani e të tjerë)nuk fiton as P.D. dhe për rjedhoj as populli shqiptar.Nuk sigurohet e ardhmja e demokracisë në Shqipëri duke ricikluar LSI- në në çdo katër vjet,duke i krijuar komoditetin e të qenit peshorja qe vendos pushtetet dhe pretendimin per të qenë ajo arbitri që vendos për qeverisjen dhe privilegjet që të jep pushteti i koruptuar që dikton fatet e qytetarve të thjeshtë. E vetmja shpresë ështe REFORMA E DREJTËSISË që do pastrojë sistemin e drejtësisë dhe do krijojë pushtetin e tretë të pavarur nga partitë ,që do bëjë të mundur krijimin e BYROSE KOMBETARE TË HETIMIT,si instrument që do pastrojë dy pushtete e tjera nga njerëz që kanë dështuar për njëzet e pesë vjet,nga paftësija apo në mënyrë të qëllimshme.Për ti hequr mundësinë E.Ramës që të bëjë lojra me zgjedhjen nga lista pas dy votimeve të para,do mjaftonte që kandidatët mos të kenë renditje po të zgjidhen me short,në këtë mënyrë votimi apo mosvotimi me dy të tretat në dy raundet e para do ishte i paleverdishëm për tu aplikuar nga E.Rama.Me që presupozohet se kandidatët i plotësojnë kriterët për tu zgjedhur dhe nuk do jenë të favorizuar nga renditja me të cillën partitë mund të spekullojnë ,kjo mund të ishte ,një ndër shumë menyrat e tjera,që të zgjedhurit duke mos qenë borxhlinj ndaj partive ,do jepnin një farë garancije se do jenë të pavarur në veprimtarinë e tyre.Do ishte më e këshillueshme që P.D të gjente mënyrat për tu bërë bashkëautore e reformës dhe mos t’ia linte E.Ramës komoditetin për të aprovuar reformën që i intreson atij.Të shpresosh se LSI ,në mënyrë indirekte do mbështesë P.D,më duket naive,nuk rrezikon Meta marëdhenjet me ndërkombëtarët ,nëse ata nuk do ti lënë shteg për manovrime dhe lojra fjalësh.Dhe së fundi do shtonja ,QË TË GJITH KANDIDATËT DUHET TA KENË SI KUSHT TË DOMOSDOSHËM,QË MOS TË KENË QENË PJESË E ORGANEVE TË DHUNËS,ndryshe asnjëherë nuk do kemi drejtësi të vërtetë në Shqipëri.Njerëzit që në një formë apo tjetër,indirekt apo direkt kanë qenë pjesë e organeve të dhunës gjatë diktaturës nuk duhet të kenë vend në drejtësinë e shoqërisë së ardheshme demokratike.Të gjitha fajet dhe krimet kanë një limit kohor që shoqërija i konsideron të mjaftueshme për kthimin e të drejtave qytetare.KRIMET KUNDËR NJERZIMIT NUK PARASHKRUHEN. Po çfarë ka shum mundësi të ndodh.Të mbarset mali dhe të pjell një mi.Le të shpresojmë se ndërkombëtarët janë ngopur me lojërat e politikanëve shqiptarë dhe do ti venë pikat mbi “I”dhe populli shqiptar më së fundi të shohë një rreze drite në fund të tunelit të tejzgjatur 25 vjeçar.

 

Please follow and like us: