Albspirit

Media/News/Publishing

Kolumbia, vendi më i lumtur në botë

Kolumbia është vendi më i lumtur në botë sipas një sondazhi të kryer nga WIN/ Gallup International Association. Kolumbia gëzon faktorë specifikë, të cilët e bëjnë të tillë që vende të tjera të botës nuk i kanë. Ushqimi i shijshëm, klima, dashuria për futbollin, festivalet janë disa prej tyre.

Sondazhi i kryer nga Gallup International Assocition ka përfshirë rreth 66, 040 të intervistuar nga 68 vende të ndryshme. Ndërsa ai u zhvillua nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit 2015. Eshtë hera e parë që Kolumbia klasifikohet në vendin e parë si shteti me popullsinë më të lumtur. Më poshtë do të njiheni me disa nga arsyet të cilat e bëjnë Kolumbinë “mbretëreshën supreme të lumturisë”.

Klima
Ndërkohë që shumë mendojnë se vendi është një parajsë tropikale falë pozicionit gjeografik pranë Ekuadorit, ekosistemet e pasura shkaktojnë zona të ndryshme klimaterike. Nuk ka ndryshime të rëndësishme sezonale gjatë gjithë vitit, ndërsa temperaturat në Kolumbi ndryshojnë perspektivën në varësi të reshjeve. Rreth 86% e vendit ka klimë tropikale e njohur dhe e dashuruar nga ata që dëshirojnë të vizitojnë një parajsë dielli.

Dashuria për futbollin
Të bashkuar nga dashuria për futbollin, kolumbianët rrallë kanë rastin të flasin me njëri-tjetrin gjatë një ndeshjeje futbolli. Kolumbianët veshin me krenari ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe blu.

Ushqimi i shijshëm
Ajiaco, Sancocho, Bandeja Paisa, Mojarra…këto ushqime të pashqiptueshme nga ne, por edhe të panjohura janë ato që e bëjnë Kolumbinë një vend të lumtur. Banorët aty pedalojnë gjatë fundjavës posaçërisht për të ngrënë këto ushqime, të cilat janë cilësuar si më të shijshmet. Kolumbianët janë thuajse të pagabueshëm nga ana e gastronomisë.

Pistat e Bogotës
Që nga viti 1974, të dielave dhe gjatë ditëve festive, kryeqyteti i Kolumbisë boshatis të gjitha rrugët kryesore nga makinat për t’i dhënë mundësinë këmbësorëve të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën, të patinojnë etj. Me fjalë të tjera, që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës, familjet kolumbiane dhe turistët mund të përdorin 75 milje asfalt si park lojërash. Bogotà ka më shumë pista të tilla sesa Amerika Latine (në këtë drejtim kryeson të gjithë botën).

Femrat e bukura
Nuk është për t’u mbajtur sekret fakti se, një nga thesaret më të çmuara të Kolumbisë janë femrat e saj, femrat shumë të bukura! Edhe pse bukuria e tyre është natyrale në sytë e tyre që i shohin, ato me të vërtetë që ta marrin mendjen!

Festivalet
Nuk mjafton të kesh “vetëm” biodiversitet dhe unicitet etnik, por e nevojshme është edhe t’i festosh ato. Në Kolumbi zhvillohet festivali më i madh i botës së teatrit (Festival Iberoamericano); një festival i salsës dhe i një parade të mrekullueshme lulesh. Në Kolumbi festohen edhe karnavalet e dyta më të mëdha të botës!

Please follow and like us: