Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni për Reformën në Drejtësi, terr informativ që prej janarit

Që prej janarit të këtij viti Kuvendi nuk ka asnjë dokumentacion që lidhet me reformën në drejtësi të publikuar në faqen e Komisionit.

Mjafto të lundrosh në faqen e këtij komisioni për të kuptuar se asgjë nuk i thuhet publikut edhe pse gjatë kësaj periudhe ka pasur diskutimet më rëndësishme dhe debate të thella që kanë cuar në dakordësimin e pjesës më të madhe të draftit.

reforma web

“Në faqen e Kuvendit nuk gjen asnjë informacion nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Ndërkohë që për çdo komision tjetër ka lajme e dokumente te përditësuara.

Edhe websitin e Reformes në Drejtësi vendimi e procesverbali i fundit janë të janarit. Reformë kushtetuese pa debat, pa transparencë?!?!”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Genc Pollo.

Please follow and like us: