Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi

Është aksidentuar këtë të mërkurë makina e deputetit socialist Ben Blushi. Aksidenti ndodhi në aksin nacional Pogradec Qafë­ Thanë, në afërsi të fshatit Lin.

Mësohet se deputeti socialist Blushi nuk ka qënë në mjetin e tij. Brenda automjetit me targa “TR 0611 L”, në pronësi të deputetit Blushi në momentin e aksidentit ka qenë vetëm shoferi i tij.

Please follow and like us: