Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha alarmon SHBA dhe BE: Këtë vit po mbillet drogë sa në 25 vite bashkë

sali berisha intervista

Shqipëria po shndërrohet në Republikën e Kanabisit. Shqiptarët në Shqipëri po shndërrohen në kombin kanabisit”. Është kjo deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një intervistë për Abc News. Në Shqipëri ditë pasdite ndodhin shumë ngjarje, por sipas Sali Berishës asgjë nuk e kërcënon të ardhmen e saj më seriozisht se kanabisi.

Në mënyrë të pashmangshme për ata që e njohin, që kanë abc-në e historisë së këtij vendi, kjo është rruga e shkatërrimit të qenies kombëtare. Sepse kjo mbjellje masive në mënyrë absolute të pashmangshme dora-dorës dhe pa vonesë do të çojë në përdorimin masiv të kësaj droge, çka do të thotë rrënim i qenies individuale dhe kombëtare”, ka thënë Berisha.

Ai flet me përgjegjësi të plotë dhe i bindur se në Shqipëri vetëm këtë vit është mbjellë kanabis më shumë se në 25 vite të së bashku dhe akuza e tij direkte është e ditur: për drejtues të Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

Nga Pogoni i Gjirokastrës gjer në Alpet e bjeshkët e Tropojës, në vende ku nuk ta pret mendja se mund të shkohet për të mbjellë dhe që të gjitha pa përjashtim janë nën kujdesin e plotë të shefave të policisë, drejtorëve të policisë”, thotë ish-kryeminsitri.

Ka një diferencë sipas tij me të dhënat zyrtare këtë vit: “Të dhënat zyrtare nuk jepen më, se i dhanë vjet dhe ne u bëmë hartën dhe faktuam se nga Lazarati, Lazarat u bë gjithë Shqipëria. Para katër ditësh botova një foto në breg Vjosë, shkatërruan vetëm një të tretën e bimëve. Të njëjtën gjë bënë në Berat, shkatërruan 2mijë dhe lanë 9 mijë pa i prekur. Vetëm në brigjet e liqenit të Vaut të Dejës janë të mbjella mbi njëqindmijë rrënjë kanabis nga klani i drogës i Dukagjinit, Bardhok Plana, që këta e kapën dhe e lëshuan (nga makina e Mark Frrokut)”.

Berisha u bën thirrje autoriteteve italiane të vënë në zbatim për të gjithë territorin, marrëveshjen filmimin e territorit

Të bëjnë filmimin më të plotë të çdo pjesë të vendit dhe jo aty ku i çon Saje Qorri, se kjo do të thotë se ai fsheh plantacionet e tij e të klaneve të qeverisë”, ka thënë ish-kryeministri Berisha.

Ai po ashtu i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të angazhohet për Shqipërinë si në një rast urgjent. Edhe vendet e tjera janë do të preken direkt nga kultivimi i drogës në Shqipëri dhe të njëjtin mesazh Berisha e përcjell ndaj BE-së, Interpolit e Europolit. Nëse nuk ndërhyhet sipas Berishës shoqëria do të rrënohet e reputacioni i vendit në botë po ashtu.

Please follow and like us: