Albspirit

Media/News/Publishing

Eleminimi i kombëtares nga ‘Euro 2016’, Rama: T’i dhurojmë një festë të madhe për rikthimin

13450844_10153792018556523_7255301955226885339_nKombetarja shqiptare është eleminuar nga Kampionati Evropian “Francë 2016” pas barazimit 3-3 mes Portugalisë dhe Hungarisë.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dëshpërimin e tij për eleminimin e kombëtares shqiptare nga Kampionati Europian, por ka ftuart ë gjithë tifozët që t’i dhurojnë një festë të madhe për rikthimin në atdhe.

“Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00. Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë #ALB❤ #KrenarëpërKombëtaren”, shkruan kryeministri Rama në një psotim në rrjetin social “Facebook”.

 

Please follow and like us: