Albspirit

Media/News/Publishing

Schinas: Juncker nuk do të japë dorëheqjen nëse Anglija del nga BE

ju Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker nuk do të japë dorëheqjen në rast të një rezultati negativ të referendumit mbi qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, u shpreh sot zëdhënësi i këtij institucioni. I pyetur rreth mundësisë së largimit emblematik të drejtuesit nga Luksemburgu në rast të Brexit në përfundim të procesit të votimit që do të zhvillohet nesër, Margaritis Schinas, zëdhënësi i kreut të ekzekutivit evropian, iu përgjigj shkurtimisht me jo, gjatë një konference të rregullt shtypi organizuar në Bruksel. Komisioni kishte njoftuar që në muajin shkurt qëndrimin e tij, për të mos e ngatërruar me fushatën britanike. Presidenti Jean-Claude Juncker ka shprehur në disa dalje publike dëshirën e tij për ta parë Britaninë e Madhe si pjesë të BE-së. Ai e cilësoi dje në Athinë si një akt vetëshkatërrues idenë e daljes nga BE-ja. Në maj, në një intervistë dhënë për gazetën franceze Le Monde ai paralajmëroi se në rast daljeje, Britania e Madhe do të konsiderohej si një vend i botës së tretë për nga rëndësia, që nuk do të pritej më me krahë hapur. Juncker do të marrë pjesë të premten në orën 10:30 (8:30 GMT) në Bruksel në një takim me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të institucioneve evropiane, Donald Tusk për Këshillin Evropian dhe Martin Schulz për Parlamentin, si dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte vendi i së cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Please follow and like us: