Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident me vdekje në rrethrrotullimin e Saukut, viktima një grua

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e pasdites së sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55në rrethrrotullimin e Saukut, pranë një Qendre Tregtare.

Policia thotë se “shtetasi Z. D, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” taxi, ka aksidentuar një këmbësore e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme”.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e gjeneraliteteve të shtetases dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us: