Albspirit

Media/News/Publishing

Google lanson një kurs për të mësuar si bëhen aplikacione

Aplikacionet janë biznes i madh.

Kompania e Google ka lansuar një kurs online për të ndihmuar në krijimin e aplikacioneve me universitetin online Ubacity, i cili synon veçanërisht t’u mësojë të ndërtojnë aplikacion në sistemin e saj operativ, Android, transmeton koha.net.

Dallimi në mes të këtij kursi me kurset e tjera të Google, është se ky ka për qëllim t’i mësojë njerëzit që nuk kanë njohuri fare në ndërtimin e aplikacioneve.
“Nuk keni eksperiencë në programim?…Nuk ka problem!” thonë nga Udacity.

“Aftësitë të cilat i mësoni në fillim të këtij programi, do të përshpejtojnë udhëtimin tuaj për t’u bërë zhvillues i aplikacioneve Android”.
Ky kurs, siç thuhet, zgjat 165 orë deri në përfundim, që i bie se mund të kryhet për 21 ditë, nëse mësoni me orar të plotë nga 8 orë në ditë.

Po ashtu është shtuar se një pagë bazë për një zhvilluesi të aplikacioneve me Android është në mes të 52 mijë dollarë në vit e dhe 136 mijë dollarë, ndërsa edhe në Kosovë mund të bëni shumë para nëse si zhvillues i aplikacioneve.

https://www.udacity.com/course/android-basics-nanodegree-by-google–nd803

Please follow and like us: