Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari

utNjë 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi në Itali.

Viktima është shtetasi Xhetan Ilnica dhe sipas medieve italiane, ai jetonte prej disa muajsh në Monfalcone.

Të ndjerit  i ra një objekt me peshë prej 4.4 tonësh, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërkohë që punonte në fabrikë.

Bashkë me të po punonin edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Mësohet se në kohën e aksidentit tragjik ata po ngrinin struktura të rënda metalike me vinç.

Please follow and like us: