Albspirit

Media/News/Publishing

Media angleze: Një Shqipëri “e thyer” që po kërkon shpëtim ekonomik në Britani

VEggie-573687Media angleze “Express.co.uk” ka bërë një shkrim për gjendjen ekonomike të Shqipërisë, për të rinjtë që përpiqen të largohen nga vendi dhe kërkojnë të ardhme në Britani të Madhe dhe vende të tjera të BE-së.

Shkrimi i “Express.co.uk”:

Të rinjtë shqiptarë janë larguar nga vendi duke kërkuar punë përreth kontinentit. Disa përdorin marrëveshjen e Shengen në BE për udhëtim pa viza drejt rrugës së tyre në Itali dhe në Gjermani për të punuar dhe për të marrë para dore, ndërsa të tjerë rrezikojnë duke kaluar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Situata në vend është e tmerrshme, shumica e familjeve janë ndarë me fëmijët, të cilët largohen nga vendi sa më shpejt që të kenë mundësi.

“Express.co.uk” foli me pronarët e bizneseve të cilët pretendojnë varfëria i ka dëmtuar. Burra të moshuar që qëndrojnë në rrugë, shesin këpucë, përpiqen të shesin pula. Dhe ata duan një gjë…Të integrohen në Bashkimin Europian.

Please follow and like us: