Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Greqia i bën presion Shqipërisë për të pranuar kërkesat

konferenca kotzias kocias bushati

“Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane

 

Në 9 tetor të vitit 2008, Ambasada Amerikane në Tiranë, i raportonte Departamentit Amerikan i Shtetit, se, Greqia po i bënte presion Shqipërisë, që të pranonte kërkesat e saj për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri dhe marrëveshjen e detit.

“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar.

Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO.

Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses”, thuhet në kabllogram.

Autoritetet shqiptare rinisin lëvizjet për identifikimin e varreve të ushtarëve grekë, të rënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941, në bazë të një marrëveshje të vitit 2010 dhe një urdhri të vitit 2012.

Duket se ka mjaftuar vizita e disa ditëve më parë e kryediplomatit grek në Tiranë, Nikos Kotzias, që palët të rinisin kërkimet për zbulimin e ushtrisë së vdekur.

Ndonëse historianë, specialistë dhe disa politikanë kanë hedhur poshtë pretendimet e Athinës për rreth 11-12 mijë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, pala greke ka kushtëzuar procesin e integrimit me plotësimin e kësaj kërkese.

Please follow and like us: