Albspirit

Media/News/Publishing

BREXIT – Betejë për të marrë Agjencinë Evropiane të Medikamenteve, aktualisht në Londër

eePas Brexit, cili vend do të trashëgojë Agjencinë Evropiane të Medikamenteve (EMA), me qendër në Londër?

Shumë federata kombëtare të industrisë farmaceutike, si ajo e Italisë, Suedisë dhe Danimarkës po konkurojnë që tani hapur për të marrë të drejtën e selisë qendrore. “Duket se Italia i ka të gjitha letrat në rregull për t’u bërë selia e re e EMA-s”, theksoi sot Massimo Scaccabarozzi, presidenti i industrive farmaceutike italiane “Farmindustria”, në një komunikatë. “Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ketë pasoja në sektorin e farmaceutikës, pra është e nevojshme që të analizohet menjëherë për të marrë masat e nevojshme, duke mbajtur pacientin në qendër të procesit”, shtoi ai. E instaluar në Londër që prej krijimit të saj në vitin 1995, EMA është kryesisht e ngarkuar për të autorizuar nxjerrjen në treg të medikamenteve të reja në BE.

 

Please follow and like us: