Albspirit

Media/News/Publishing

Dalja e Anglisë nga BE: Të rinjtë votuan kundër, të moshuarit pro

Pjesa më e madhe e votave për daljen e Britanisë së Madhe nga BE erdhi nga të moshuarit. Të dhënat tregojnë se 60 % e të rinjve nga 18 – 24 vjeç ishin pro qëndrimit në BE dhe vetëm 20 % kundër. Në grupmoshën 25 – 49 vjeç, 45 % e votuesve ishin për të qëndruar në BE dhe 30 % për të dalë. Mes moshave 50 – 64 vjeç, 48 % ishin kundër qëndrimit dhe 42 % pro. Mbi 65 vjeç, 60 përqind favorizonin daljen nga BE dhe 34 % qëndrimin. Në rrjetet sociale, mjaft të rinj fajësojnë brezin e vjetër se vendosi për të ardhmen e tyre. “Njerëzit që votuan daljen e Britanisë së Madhe nga BE do të kenë vdekur, ndërsa ne do të jemi duke vuajtur pasojat e budallallëkut tuaj”, shkruhet në një ndër komentet e shumta në rrjetet sociale të të rinjve që shohin moshën e tretë si fajtore të daljes nga BE. /Lapsi.al

Please follow and like us: