Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Bregu: Largimi i Britanisë nga BE, katastrofë

Majlinda Bregu: Largimi i Britanisë nga BE, katastrofë

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e komentoi daljen e Britanisë nga BE si katastrofë për Europën dhe për tregjet financiare.

Përmes një interviste për News 24, Bregu tha se ky nuk është një lajm i papritur pasi të dyja qëndrimet, si pro dhe kundër qëndrimit të Britanisë në BE, kanë qenë afër njëri-tjetrit.

“Nuk është vendim i papritur, pasi të dyja kampet kanë qenë afër. Kjo është katastrofë. Do të jetë e gjithë Europa për të filluar një ndryshim që askush nuk mund ta thotë se cfarë do të ndodhë. Nuk dihet cfarë do të ndodhë në këto dy vite deri sa Britaniua të dalë përfundimisht nga BE, nuk dihet cfarë do të ndodhë për euroskeptikët e tjerë.”, tha Bregu

Më tej ajo tha se pas daljes nga BE, Britania nuk do të jetë më e fortë ekonomikisht. Sipas saj do të ketë tronditje në të gjithë tregjet finanaciare dhe do të ketë zhvillime të reja. Cdo gjë do të shihet për vendimarrjen që do të merret më pas.

Ish ministrja e integrimit tha se për dalja e Britanisë nga BE do të reduktojë vëmendjen e BE-së ndaj Shqipërisë

“Për pjesën tonë, kam frikë se do të ketë një vëmendje shumë më të reduktuar”, tha Bregu

Please follow and like us: