Albspirit

Media/News/Publishing

POLONI – Kaczynski kërkesë për një traktat të ri evropian

kaKreu i partisë konservatore në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynski kërkoi sot një traktat të ri evropian, pas votës britanike pro daljes nga Bashkimi Evropian.

“Një traktat i ri evropian është i nevojshëm”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi. Ai bëri thirrje për një reagim pozitiv ndaj Brexit, në një reformim të Bashkimit Evropian që mundet në një periudhë afatgjatë të tërheqë vëmendjen e Britanisë së Madhe.

“Sigurisht, ky vendim do të ishte i mundur pas disa vitesh, nëse dolën sot, nuk do të rikthehen padyshim nesër”, shtoi ai.

Kaczynski paralajmëroi kundër prirjeve anti-evropiane në Francë, Holandë, Austri dhe në Republikën Çeke që rrezikon një përkeqësim më të thelluar të krizës, duke konfirmuar se në Poloni kjo ide për zhvillimin e konsultimeve për daljen nga BE-ja, nuk ekziston aspak./

Please follow and like us: